Kujdesi për veshje të bukur

Pyetje:
Shejh i nderuar, Allahu ua dhashtë të mirat, disa njerëz kujdesen për veshjen e rrobave më të bukura, ndërsa disa të tjerë nuk kujdesen për veshje të bukur, edhe pse të dy palët kanë kushte materiale për këtë, andaj cili nga këta ka bërë veprim të qëlluar?

Përgjigje:
Ai i cili zbukurohet me veshje ka vepruar siç duhet, sepse Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Kur Allahu e begaton dikë me pasuri, Ai dëshiron që t’i shohë gjurmët e asaj begatie tek ai njeri. Gjithashtu kjo është falënderim ndaj Allahut për begatinë e Tij.

Shejh Salih el Feuzan
Përktheu: J.B

Madhësia e tekstit