• Largimi nga prindi i cili bën kufër
-Nëse distancohesh nga prindi në këtë rast, atëherë kush ta thërrasë në fe e në të vërtetën se ajo që vepron apo që thotë është mohim (kufër)?! Përkundrazi duhet të qëndrosh me të dhe t’i bësh davet, ta thërrasësh në të vërtetën dhe t’ia sqarosh gabimin.
-Duhet shikuar arsyen se pse ka bërë kufër. Nganjëherë njerëzit bëjnë kufër nga mosdija, apo nga inati. Kjo nuk do të thotë se arsyetohen. Mirëpo, në popullin tonë ka të atillë që kur ka diskutime të nxehta janë në gjendje të thonë gjithçka, madje dhe kufër, edhe pse në veten e tyre e dinë se nuk është e drejtë dhe e saktë ajo që thonë, porse për ta mundur tjetrin në debat e thonë atë fjalë.
-Obligimi është që së pari t’i thërrasësh në fe të afërmit, e prej tyre, përgjegjësia më e madhe është ndaj prindërve dhe gruas e fëmijëve.
-Nëse prindi fillon të shajë Allahun e Pejgamberin, apo të të fyejë, atëherë çohesh prej vendit (mexhlisit), por jo të largohesh përgjithmonë prej tij. Ti prapë qëndron me të dhe i flet për fe.
-Nga çështjet që mund të ndikojnë për të mirë më shumë sesa fjalët, është sjellja e mirë ndaj prindit, mos ngritja e zërit (as gjatë debateve), fjalët e buta duke iu përmbajtur qetësisësë etj. Nëse ai e ngrit zërin, ti mos e ngritë më shumë, kjo nuk lejohet, por edhe bëhet pengesë për pranimin e së vërtetës të cilën je duke ia sqaruar. Nuk duhet përdorë ashpërsi gjatë davetit. Gjëja në të cilën më së shumti ka nevojë të përdoret butësia është daveti. E nëse ke mundësi edhe materialisht, atëherë t’i japësh, sepse kjo ndikon në zbutjen e zemrës dhe mund të bëhet shkak për udhëzim. Për t’u bërë shkak për udhëzimin e prindit nuk duhet kursyer asgjë, as materialisht (nëse kjo ndikon për të mirë tek ai).
Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.