Nëse harroj ta them ndonjë dhikër gjatë namazit, a ta përsërisë atë?

Nëse harroj ta them ndonjë dhikër gjatë namazit, a ta përsërisë atë?

Ka nga dhikret që nëse nuk thuhen namazi nuk pranohet, si: tekbiri fillestar. Nëse personi nuk e thotë atë në fillim, nuk konsiderohet se ka hyrë në namaz. Ndërsa, dhikret si: Allahu akber (tekbiret kaluese), semiAllahu limen hamide, Rabbene ue lekel hamd,  Rabbi gfirli Rabbi gfirli, janë obligime gjatë namazit. Nëse njeriu i harron, nuk ka nevojë ta përsërisë namazin. Mirëpo, nëse i kujtohet se ka harruar e nuk i ka thënë, duke qenë i sigurt (e jo veç vesvese), atëherë e përmirëson gabimin duke bërë seuhi sexhde para selamit. Nëse dikush ka harruar të thotë Allahu ekber duke shkuar në ruku, dhe ka pasur ndërmend të bëjë seuhi sexhde në fund të namazit, mirëpo ka harruar ta bëjë dhe pas disa minutave (10 apo 15 etj.) i kujtohet kjo, në këtë rast ai nuk e përsërit namazin sepse thënia e këtij dhikri është veç obligim gjatë namazit. Surja el Fatiha duhet të thuhet gjithsesi. Ndërsa, surja shtesë pas fatihasë është sunet, jo obligim (nëse harron ta thuash, nuk bën seuhi sexhde).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit