Nëse personi thotë: “Jemi krijuar për t’u kënaqur” a bën kufër?

Nëse personi thotë: “Jemi krijuar për t’u kënaqur” a bën kufër?

Nuk mund të themi se bën kufër. Porse atij duhet t’i sqarohet çështja se nuk është krijuar për t’u kënaqur, por për ta njësuar Allahun me adhurim dhe për ta njohur Atë. Ky është qëllimi i krijimit të tij. Nuk ka kënaqësi në këtë dunja. Njeriu mund të kënaqet për pak, e pas kësaj mund të pasojnë fatkeqësitë, sprovat e vështirësitë. Ai person për të cilin të tjerët pretendojnë se është duke u kënaqur, në realitet nuk është duke u kënaqur. Shembull: një milioner nuk ka kënaqësi edhe pse ka tërë këtë pasuri. Nuk ka kënaqësi sepse ai gjithmonë jeton me frikë se mos po e vjedhin, se mos po ia kidnapojnë ndonjë familjarë, se mos po e humbet pasurinë, se a po i ec mirë rritja e pasurisë. Njeriu nuk ka kënaqësi edhe pse ka pasuri. Kënaqësia është veç në adhurimin ndaj Allahut të Madhërishëm, në asgjë tjetër, aty kënaqet zemra. Nëse dikujt Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e vendos atë në zemrën e tij (lidhet pas saj), do të gjejë dëshpërim e jo kënaqësi. Dijetarët thonë: “Selefi pasurinë e ka pasur në dorë, e jo në zemër.” Qëllimi se e kanë pasur në dorë do të thotë: e kanë konsideruar mjet përmes të cilit e kanë arritur kënaqësinë e Allahut. Edhe nëse e kanë humbur pasurinë nuk kanë ndjerë shumë dhimbje për këtë, ngase nuk e kanë pasur në zemër, por në duar. Sa e kanë pasur në duar e kanë shfrytëzuar, duke dhënë lëmoshë, duke u ndihmuar nevojtarëve dhe në vepra që e kënaqin Allahun, si: hapja e puseve, bunarëve, burimeve, në ndërtimin e xhamive etj. I tillë duhet të jetë besimtari.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit