Nga gjërat që shtojnë dashurinë ndaj Allahut

Nga gjërat që shtojnë dashurinë ndaj Allahut

Janë shumë shkaqe lidhur me atë se si të shtojmë dashurinë ndaj Allahut, prej tyre:

-Të shikojë njeriu se kush është Krijuesi i tij, furnizuesi (i Cili e ka furnizuar prej kohës kur ka qenë fetus në barkun e nënës së tij), kush është Ai që largon prej tij të sprovat dhe fatkeqësitë etj. Kjo e shtyn atë ta dojë më shumë Allahun. Nëse dikush do ta dhuronte një laps (ndonëse është një gjë e vogël), atëherë do të fillosh të ndjesh dashuri ndaj tij. E nëse shikojmë në mirësitë e shumta të Allahut ndaj nesh, që nuk mund të numërohen, atëherë kjo do të na shtyjë ta duam Allahun më shumë.

Të dojë njeriu atë që e do Allahu (qofshin vepra të zemrës, apo fjalë, apo vepra me gjymtyrë). Nëse e do atë që e do Allahu, patjetër se do ta duash Atë (Ai do të vendosë dashuri ndaj Tij në zemrën tënde). Shembuj prej kësaj: të duash veprat e mira, apo vendet që i do Allahu, apo kohët që i do Ai, apo të duash Pejgamberët e Allahut, të sinqertit, të devotshmit etj. Këto njëkohësisht janë edhe shkaqe që sjellin dashurinë e Allahut ndaj personit.

Të shtojë njeriu përmendjen e Allahut (dhikrin), me zemër, me mendje dhe me gjuhë. Kjo e shton dashurinë ndaj Allahut.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit