Nganjëherë dobësohem të mos bëj davet në internet kur shoh se bien shikimet e ndjekësve dhe interesimi në faqe, si më këshilloni?

Nganjëherë dobësohem të mos bëj davet në internet kur shoh se bien shikimet e ndjekësve dhe interesimi në faqe, si më këshilloni?

Njeriu kur flet diçka për fe ose kur poston, duhet ta bëjë këtë për hir të Allahut, që me këtë ta ngritë fenë dhe sqarojë të vërtetën. E pastaj, a e pranojnë njerëzit këtë, kjo nuk i intereson.

Njeriu nuk duhet të dobësohet shkaku se ka pak shikues apo lexues, ngase qëllimi i tij është përhapja e fesë së Allahut. Sa e pranojnë ata pastaj, kjo nuk është në dorën e tij. Kjo është në dorën e Allahut.

Nëse dikush thotë “Po mërzitem pse të tjerët nuk e pranojnë Allahun”, kjo është mirë, porse i pari ka nivel më të lartë të dijes dhe besimit, ngase qëllimi i tij është veç të ngritët feja, e jo se a e pranojnë (thirrjen) njerëzit.

Ka prej dijetarëve të cilët kur kanë mbajtur mësime, në fillim nuk kanë qenë shumë të njohur. E ndoshta në mësime nuk e kanë pasur askënd, apo një e dy persona, siç është rasti me shejkh Uthejmin rahimehullah. Ai tregon se kur ka shkuar të mbajë mësim në xhami, në fillim nuk e ka pasur askënd, apo ka pas raste se ka pasur dy persona.

Kështu që, njeriu kurrë nuk duhet të dobësohet, dekurajohet, apo demoralizohet se nuk ka shumë ndjekës, e si pasojë të mos postojë më. Përkundrazi kjo gjë duhet ta forcojë edhe më shumë për të vazhduar në sqarimin e së vërtetës.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur ka shkuar në Miraxh, Allahu ia ka mundësuar të shohë disa ngjarje që do të ndodhin Ditën e Gjykimit. Ai ka treguar se ka parë Pejgamber të cilët kanë ardhur (kanë për të ardhur në Ditën e Gjykimit) duke pasur dy e tre veta si pasues. E disa askënd. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar për të folur për të vërtetën dhe për ta përhapur atë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku. Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit