Padijenia rreth teuhidit
Braktisja e teuhidit kthehet te dy çështje. Për shkak të tyre njerëzit nuk e mësojnë dhe e braktisin atë. Te dikush mblidhen të dyja e te dikush njëra. Ato janë:
1. Injoranca, nuk e njohin teuhidin, apo nuk ka kush t’ua mësojë e t’i thërrasë në të, apo janë moskokëçarës edhe pse ka kush t’i thërrasë në të (nuk do ta mësojë edhe pse i është ofruar dija dhe ka pas mundësi ta mësojë).
2. Kryeneçësia dhe mendjemadhësia. Kjo ndodh zakonisht pas njohurisë rreth teuhidit dhe argumenteve për të.
Padijenia rreth teuhidit është gjë e nënçmuar në Islam skajshmërish. Ai që ka padijeni rreth teuhidit është në një rrezik të madh në Ditën e Gjykimit.
Allahu thotë: “Shumica e tyre nuk besojnë në Allahun, pa i shoqëruar Atij njëkohësisht (idhuj të rremë) në adhurim.” Jusuf 106. Dhe: “shumica e tyre nuk e di të Vërtetën dhe shmangen nga ajo” Enbija 24. Shkaku se nuk e njohin të vërtetën është se ia kanë kthyer shpinën asaj dhe nuk duan ta mësojnë atë.
Nuk ka asnjë gjë që barazohet me njohjen e teuhidit. Nëse Allahu ta ka mundësuar të njohësh teuhidin, kjo nuk barazohet me asnjë gjë. Baza e fesë tënde është të kuptuarit dhe të mësuarit e teuhidit.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim – Keshfush shubuhat.