Rruga e lënies së mëkateve

  • Rruga e lënies së mëkateve

-Të mësosh rreth Allahut, rreth Emrave dhe Cilësive të Tij, të meditosh në to. Sa më shumë që e njeh Allahun aq më larg mëkateve do të jesh dhe aq më shumë do ta adhurosh Allahun. Njeriu kur e njeh Allahun, madhështinë e Tij, Emrat e cilësitë e Tij të përkryer, i vjen turp të veprojë një mëkat sepse e di se Ai është duke e parë dhe dëgjuar. Përveç turpit, do të ndjejë edhe frikë prej dënimit të Tij, sepse Allahu është Madhështor, dhe nuk është gjë e lehtë thyerja e urdhrave të Tij dhe shkelja e ndalesave.

-T’u largohesh shkaqet që të çojnë në mëkate, të mos i veprosh apo të qëndrosh larg tyre. Nëse i ke afër atëherë t’i largosh prej vetes (qoftë shoqëri, apo mjete teknologjike etj.).

-Të bësh lutje tek Allahu për të të ruajtur prej mëkateve, për të të forcuar në fe, në besim etj.

-Mirëpo, jo të betohesh duke e bërë këtë gjë si formë për ndaljen e vetes ndaj mëkateve. Kjo gjë nuk preferohet dhe nuk ka sukses.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit