Shndërrimi i varreve në vendfalje

Sheriati islam ka ndaluar rreptësishtë madhërimin e varrezave, qoftë duke ndërtuar diçka mbi to, apo duke i shndërruar ato në vend falje dhe vend adhurimi. Kur themi “duke ndertuar diçka” është fjala për ndërtimin qoftë të xhamisë, pranë varrit apo mbi varr, apo ndonjë teqe apo kupolë, që e veçon atë varrezë, ose asnjëra nga këto por e ngritë varrin dhe e veçon më tepër sesa që duhet, edhe kjo ndalohet me hadith: “Mos lër varr të ngritur veçse ta rrafshosh atë!” Ose edhe nëse nuk ndërtohet, por thjesht synimi që njeriu të shkojë aty të falet e t’i shndërrojë varret në vend falje, është gjë e ndaluar.

Shndërrimi i varreve në vend falje ka pesë forma:

  1. Falja përmbi varr. Këtë e bëjnë sepse e adhurojnë atë varr dhe të vdekurin në të. Kjo është forma më e rrezikshme.
  2. Falja në drejtim të varrit. Edhe kjo është e ndaluar. “Mos u falni në drejtim të varreve”. Hadith.
  3. Falja në varreza apo në oborrin e tyre. Kjo nuk lejohet, përveç namazit të xhenazes, që nuk ka ruku dhe sexhde. “Tërë toka është vendfalje përveç varrezave dhe banjove” Hadith.
  4. Ndërtimi i xhamisë mbi varr apo pranë tij, me shpresën se do të ketë bereqet më shumë.
  5. Varrimi i të vdekurit brenda në xhami, apo në oborr të saj, me shpresën se do t’i bëjë kjo dobi.[1]

 

E megjithëkëtë, prapë ka njerëz, edhe nga mesi i muslimanëve, që janë të lidhur me varreza dhe nganjëherë i refuzojnë argumentet apo kapen pas disa dyshimeve rreth asaj se lejohet shndërrimi i varreve në vend falje apo varrimi i njerëzve në xhamia apo ndërtimi i xhamive mbi varre. Prej dyshimeve përmendim:

  1. Çështja e dhomës së Aishes radijAllahu anha, në të cilën ka vdekur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe është varrosur aty, e Aisha ka vazhduar të jetojë aty, pastaj është varrosur Ebu Bekri dhe pastaj Umeri radijAllahu anhuma e ajo ka vazhduar përsëri të jetojë aty. Këtë e marrin për argument e thonë se përderisa këto tri varre kanë qenë në shtëpinë dhe dhomën e Aishes, ajo prapë ka jetuar aty, në vend ku ka pasur varreza. Mirëpo, nuk është kështu. Realisht dhe logjikisht nuk mund të paramendohet që dikush të kalojë 24 orë në një vend me varre. Dhoma e Aishes është ndarë prej varreve, madje vetë ajo ka treguar se sa ka qenë vetëm varri i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe i Ebu Bekrit ka hyrë e pa mbuluar, e pasi është varrosur Umeri atëherë ajo ka hyrë e mbuluar në pjesën ku kanë qenë varret.
  2. Çështja e varrit të Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Mirëpo, përkundër zgjerimit, pjesa e varrit të tij dhe e dhomës së Aishes, është e rrethuar me tri mure dhe ka mbetur jashtë xhamisë së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem.

[1] Një gjë që është e qartë është se xhamia dhe varri nuk bashkohen në Islam. Nuk ka vend të përbashkët për xhamia dhe varre. Nëse është varrosur dikush më herët në varr e pastaj kanë ndërtuar mbi të xhami, atëherë prishet xhamia dhe i lihet varrit vendi i vet, dhe anasjelltas, nëse është ndërtuar xhamia e pastaj është varrosur dikush në të, atëherë ky varr largohet prej asaj xhamie.

 

Dr. Gazmend Mehmeti – Transkriptim – Derset Kitabu teuhid.

Madhësia e tekstit