Si është gjykimi për frikën ndaj xhindëve?

34e87b0a-3cb2-476d-a4ad-fd8a5b7b6929
  • Si është gjykimi për frikën ndaj xhindëve?

Nëse njeriu beson se xhindët mund ta dëmtojnë jashtë dëshirës dhe vullnetit të Allahut, kjo është shirk i madh. Mirëpo, nëse beson se xhindët mund ta dëmtojnë sikur që dëmtojnë krijesat e tjera, kjo është mëkat dhe është mbështetje e paktë në Allahun. Kur besimtari i frikësohet xhindëve kjo tregon se ai ka mbështetje të paktë tek Allahu, ose nuk e njeh mirë Atë, Cilësitë e Emrat e Tij etj. Andaj, ai për t’i ikur kësaj frike ndaj xhindëve, së pari duhet ta njohë Allahun, Madhështinë e Tij, Fuqinë e Tij, e të dijë se asgjë nuk i ndodh pa dëshirën e Allahut edhe nëse të gjithë xhindët e botës mblidhen për ta dëmtuar, nuk do të kenë mundësi, përveç nëse Allahu e ka Caktuar apo e dëshiron (lejon) këtë gjë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse të gjithë njerëzit bëhen bashkë për të të dëmtuar, nuk kanë mundësi, përveç aq sa e ka shkruar Allahu. Edhe nëse mblidhen të gjithë për të të sjellë një dobi, nuk kanë mundësi, përveç aq sa e ka shkruar Allahu.” Besimtari duhet ta ngulisë këtë bindje e besim në zemër e mendje, askush e asgjë nuk mund ta dëmtojë veçse aq sa ka caktuar Allahu, edhe nëse është fjala që ta dëmtojnë xhindët, nuk do të kenë mundësi ta dëmtojnë. Kur besimtari ka këtë mbështetje në Allahun nuk do të ketë më frikë prej xhindëve.

Gjëja tjetër që e ndihmon në këtë është të dijë dobësinë e xhindëve. Xhindët e shejtanët janë shumë të dobët në përballje me besimtarin. Allahu thotë: “…vërtet, dinakëria e djallit është e dobët!” Nisa 76. Besimtari që e beson Allahun, është i sinqertë, i është mbështetur Atij, i kryen obligimet e ruhet prej gjynaheve, atëherë duhet të dijë se shejtani nuk mund të bëjë asgjë ndaj tij. Shejtani e ka ndërruar edhe rrugën kur është ballafaquar me Umerin radijAllahu anhu për shkak të besimit e mbështetjes së fortë që ka pasur në Allahun. Sa më shumë që njeriu e shton besimin dhe mbështetjen në Allahun, prej tij ikë shejtani, e jo që t’i afrohet apo të mund ta dëmtojë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva