Surja el Kariah – Komentim

Surja Kariah

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

ٱلْقَارِعَةُ ۝ مَا ٱلْقَارِعَةُ۝  وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْقَارِعَةُ۝  يَوْمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلْفَرَاشِ ٱلْمَبْثُوثِ۝  فَأَمَّا مَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥ۝  فَهُوَ فِى عِيشَةٍۢ رَّاضِيَةٍۢ ۝  وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ ۝  فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٌۭ ۝  وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا هِيَهْ ۝  نَارٌ حَامِيَةٌۢ ۝

  1. Gjëmimi i tmerrshëm!
  2. Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?
  3. Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm?
  4. Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara,
  5. kurse malet si leshi i shprishur.
  6. Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore,
  7. ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet).
  8. E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore,
  9. Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit).
  10. Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)?
  11. Ajo është një Zjarr i vrullshëm.

ٱلْقَارِعَةُ Gjëmimi i tmerrshëm!”, ajo që godet zemrat pasi godet dëgjimin, gjëmim i madh, zhurmë e madhe, zë i tmerrshëm. Pasi e dëgjojnë zemrat kaplohen nga një frikë e madhe. El Kariah është prej emrave të Kiametit.

مَا ٱلْقَارِعَةُ – Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?” Allahu sjell këtë pyetje për ta stërmadhuar dhe treguar madhështinë e peshën e madhe të kësaj dite.

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْقَارِعَةُ – Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm?” Shton edhe më shumë stërmadhimin dhe frikësimin për këtë ditë.

يَوْمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلْفَرَاشِ ٱلْمَبْثُوثِ  – Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara” – kur dalin prej varreve, të gjithë njerëzit, të varrosur apo të pavarrosur, përnjëherë. Dijetarët kanë thënë se sa mirë ka ardhur ky përshkrim për gjendjen e njerëzve në atë ditë. Fluturat janë krijesa të dobëta, shumicën e rasteve ecin pa ditur kah janë duke shkuar dhe shumë herë bëhen grumbull i madh. Për shkak të konfuzionit që kanë mund edhe të bien në zjarr, pa e ditur e pa e ndjerë. Andaj njerëzit atë ditë do të jenë sikurse fluturat: të dobët, në konfuzion, grumbull i madh dhe nuk do të dinë kah të ecin (s’kanë udhërrëfyes).

فَأَمَّا مَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥkurse malet si leshi i shprishur” – si leshi apo pambuku, që e shprishin me mjete apo me duar para se të fillohet ta tjerrin, dhe kur shprishet bëhet shumë i lehtë. Edhe malet e kodrat (pasi ishin të forta e të luhatshme) do të jenë të tilla, të lehta, sikurse leshi a pambuku i shprishur, e do të shpërndahen në ajër, në hapësirë.

فَهُوَ فِى عِيشَةٍۢ رَّاضِيَةٍۢ ۝  وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ ۝  فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٌۭ

“Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore, ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet). E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore, ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit).” Këtu Allahu i ndan njerëzit në dy grupe: 1. ata të cilëve peshorja e veprave të mira u vije rëndë (nga veprat e mira të shumta), këta do të jenë të kënaqur me jetën në xhenet, nuk do të kenë lodhje, as zhurmë, as papastërti qoftë fizike apo shpirtërore, as sëmundje, as mërzi, as dëshpërim, as frikë etj. 2. atyre të cilëve peshorja e veprave të mira u vije e lehtë (ose sepse nuk kanë asnjë vepër siç është rasti me jobesimtarët, sepse ata shpërblehen për veprat e mira sa janë në jetën e kësaj bote, nuk kanë dobi nga to në ahiret, andaj nuk peshojnë, ose kanë të mira por të këqijat janë më shumë siç është rasti me besimtarët mëkatarë, të cilët janë lëshuar në mëkate dhe nuk janë penduar prej tyre dhe nuk i ka përfshirë falja e Allahut në Ditën e Gjykimit).

Hawijje është humnerë e madhe, emër i zjarrit të xhehenemit (ose kuptimi tjetër: do të hidhet me kokë në zjarr).

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا هِيَهْKush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)?” Vjen në formë të pyetjes për ta zmadhuar frikën ndaj zjarrit të xhehenemit. Askush nuk mund të ta shpjegojë dhe tregojë për realitetin e saj, sepse është një gjë e madhe.

نَارٌ حَامِيَةٌۢAjo është një Zjarr i vrullshëm” – Nuk ka nxehtësi më të madhe, është kulminacioni i nxehtësisë. Në këto ajete na frikëson Allahu dhe na paralajmëron të përgatitemi për këtë ditë.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset e tefsirit – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit