Surja el Mutaffifinë – Komentim

Surja el Mutaffifinë – Komentim

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

 وَيْلٌۭ لِّلْمُطَفِّفِينَ ۝ ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكْتَالُوا۟ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسْتَوْفُونَ ۝ وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَ ۝ أَلَا يَظُنُّ أُو۟لَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبْعُوثُونَ ۝ لِيَوْمٍ عَظِيمٍۢ ۝ يَوْمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَ ۝ كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلْفُجَّارِ لَفِى سِجِّينٍۢ ۝ وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا سِجِّينٌۭ ۝ كِتَٰبٌۭ مَّرْقُومٌۭ ۝ وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَ ۝ ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوْمِ ٱلدِّينِ ۝ وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ ۝ إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ ۝ كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ ۝ كَلَّآ إِنَّهُمْ عَن رَّبِّهِمْ يَوْمَئِذٍۢ لَّمَحْجُوبُونَ ۝ ثُمَّ إِنَّهُمْ لَصَالُوا۟ ٱلْجَحِيمِ ۝ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ۝ كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلْأَبْرَارِ لَفِى عِلِّيِّينَ ۝ وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ ۝ كِتَٰبٌۭ مَّرْقُومٌۭ ۝ كِتَٰبٌۭ مَّرْقُومٌۭ ۝ يَشْهَدُهُ ٱلْمُقَرَّبُونَ ۝ إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ لَفِى نَعِيمٍ ۝ عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ۝ تَعْرِفُ فِى وُجُوهِهِمْ نَضْرَةَ ٱلنَّعِيمِ ۝ يُسْقَوْنَ مِن رَّحِيقٍۢ مَّخْتُومٍ ۝ خِتَٰمُهُۥ مِسْكٌۭ ۚ وَفِى ذَٰلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ ٱلْمُتَنَٰفِسُونَ ۝ وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسْنِيمٍ ۝عَيْنًۭا يَشْرَبُ بِهَا ٱلْمُقَرَّبُونَ ۝ إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُوا۟ كَانُوا۟ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يَضْحَكُونَ ۝ وَإِذَا مَرُّوا۟ بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ ۝ وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَهْلِهِمُ ٱنقَلَبُوا۟ فَكِهِينَ۝ وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُوٓا۟ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ ۝ وَمَآ أُرْسِلُوا۟ عَلَيْهِمْ حَٰفِظِينَ ۝ فَٱلْيَوْمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنَ ٱلْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ۝ عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ۝ هَلْ ثُوِّبَ ٱلْكُفَّارُ مَا كَانُوا۟ يَفْعَلُونَ۝.

 

     1.Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),

  1. që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë,
  2. ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.
  3. A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
  4. në një Ditë të madhe,
  5. Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!
  6. Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn!
  7. E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?!
  8. Është një libër i shkruar!
  9. Mjerë mohuesit atë ditë,
  10. të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!
  11. Askush nuk e mohon atë, përveç atyre që shkelin çdo kufi dhe janë mëkatarë
  12. e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!”
  13. Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.
  14. 15. Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre,
  15. pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit
  16. e do t’u thuhet: “Ja, kjo ajo që e quanit të gënjeshtërt!”
  17. Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.
  18. E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn?
  19. Është një libër i shkruar!
  20. Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).
  21. Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,
  22. duke shikuar nga kolltukët.
  23. Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e kënaqësisë.
  24. Atyre do t’u jepet të pinë pije të pastër të ruajtur mirë
  25. fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.
  26. Dhe kjo pije do të përzihet me ujin e Tesnimit,
  27. nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).
  28. Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin,
  29. duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre.
  30. Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata ktheheshin të kënaqur
  31. dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”,
  32. ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre.
  33. Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët,
  34. e nga kolltukët e ngritura do të shikojnë.
  35. A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?

 

Komentimi

(Incizimi i komentimit të ajeteve të para mungon)

وَيْلٌۭ لِّلْمُطَفِّفِينَMjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje)”

ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكْتَالُوا۟ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسْتَوْفُونَqë, kur masin për veten, e marrin masën të plotë”

وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.”

أَلَا يَظُنُّ أُو۟لَٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبْعُوثُونَA nuk mendojnë ata se do të ringjallen”

لِيَوْمٍ عَظِيمٍۢnë një Ditë të madhe”

يَوْمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلْعَٰلَمِينَDitën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!”

كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلْفُجَّارِ لَفِى سِجِّينٍۢSigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn!” – Qëllimi është për mëkatarët që janë jobesimtarë. Allahu na tregon se Libri i jobesimtarëve është në Sixhin, në vendin më të ulët, është në zjarr të xhehenemit.

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا سِجِّينٌۭE kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?!” Ka ardhur në formë të pyetjes për të treguar se ajo për të cilën po na flet Allahu është shumë çështje e madhe.

كِتَٰبٌۭ مَّرْقُومٌۭËshtë një libër i shkruar!” – Libri i këtyre punëmbrapshtëve. Ajo që është shkruar në të, nuk mund të shtohet a pakësohet, nuk mund të ndryshohet nga ndokush.

وَيْلٌۭ يَوْمَئِذٍۢ لِّلْمُكَذِّبِينَMjerë për mohuesit atë ditë”-

ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوْمِ ٱلدِّينِtë cilët mohuan Ditën e Gjykimit!”- E shohin të gënjeshtërt, e përgënjeshtrojnë. Ai që nuk e beson Ditën e Gjykimit, por beson se vetëm kjo jetë ekziston, ai nuk shqetësohet se çfarë do të ndodhë pas saj dhe nuk vepron për jetën e ardhme (nuk përgatitet për të). Jeta e tij në këtë jetë është sikur jeta e kafshës (e pa vëmendshme ndaj jetës tjetër). Allahu gjithmonë besimin tek Ai e sjell bashkë me besimin në Ditën e Gjykimit (Fundit). Këtë e gjejmë shumë edhe në hadithet e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem. Njeriu duhet të besojë Ditën e Gjykimit dhe të veprojë për të, sepse ahireti do të jetë vendqëndrimi përfundimtar i tij. Në këtë dunja askush nuk mund të jetojë përherë.

وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعْتَدٍ أَثِيمٍAskush nuk e mohon atë, përveç atyre që shkelin çdo kufi dhe janë mëkatarë”-  që tejkalojnë kufijtë në veprat e tyre dhe janë mëkatarë.

إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ءَايَٰتُنَا قَالَ أَسَٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَe të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!” – Atyre dikush tjetër ua lexon ajetet, e jo që i lexojnë vetë. Këtyre as nuk u shkon ndërmend të lexojnë ajetet e Kuranit, por dikush ua sjell si argument për t’iu treguar se si duhet të besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, e ata thonë për to: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!” Thonë kështu sepse kanë tejkaluar kufijtë dhe janë mëkatarë.

كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَNuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat” – Kurrsesi nuk janë përralla të popujve të lashtë, por gjynahet ua kanë mbuluar zemrat, u janë bërë pengesë mes tyre dhe udhëzimit, u janë bërë derë e hekurt ndërmjet. Zemra e atij që është njollosur me papastërtinë e mohimit dhe mëkateve, nuk ka mundësi t’i shohë ajetet për të vërteta, por i sheh sikur të ishin përralla të popujve të lashtë.

كَلَّآ إِنَّهُمْ عَن رَّبِّهِمْ يَوْمَئِذٍۢ لَّمَحْجُوبُونَNuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre” – Një pengesë do të jetë ndërmjet, në Ditën e Gjykimit nuk do të mund ta shohin Allahun. Ashtu siç ka pasur pengesë mes tyre dhe fesë së Allahut në këtë botë, ashtu do të ketë pengesë mes tyre dhe Allahut në ahiret. Sa kanë qenë në dunja ajetet i kanë konsideruar sikur të ishin përralla të popujve të lashtë. Ehli suneti me këtë ajet argumentojnë se besimtarët do ta shohin Allahun në Ditën e Gjykimit (ka edhe argumente të tjera nga Kurani e suneti). Ata, ndërmjet të cilëve dhe Allahut nuk ka pasur pengesë në këtë botë, nuk do të pengohen prej shikimit në Allahun në ahiret, duke qenë të kënaqur e duke shijuar kënaqësitë që Ai ka përgatitur në xhenet. Allahu i veçon këta njerëz në këtë ajet se do të pengohen nga shikimi i Allahut në ahiret, për të treguar se ka disa të tjerë që i kanë parë ajetet për të vërteta dhe të cilët nuk do të pengohen, por do ta shohin Allahun në ahiret.

ثُمَّ إِنَّهُمْ لَصَالُوا۟ ٱلْجَحِيمِpastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit”- Këta jobesimtarë mëkatarë do të hyjnë në zjarr, do të marrin ndëshkimin e Allahut. Pastaj tregon se çfarë do t’iu thuhet atyre (qortime të ashpra):

ثُمَّ يُقَالُ هَٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَe do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e quanit të gënjeshtërt!”- Bëhet bashkë ndëshkimi i trupit (me zjarr) dhe ndëshkimi shpirtëror (me qortim dhe humbje të shpresës për të dalë ndonjëherë nga aty).

Pastaj fillon të përmendë gjendjen e atyre që kanë qenë punëmirë dhe shpërblimet e përgatitura për ta:

كَلَّآ إِنَّ كِتَٰبَ ٱلْأَبْرَارِ لَفِى عِلِّيِّينَNdërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn”- Në vendin më të lartë në xhenet, këta njerëz do të jenë në këtë vend, që është xheneti i Allahut.

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَE kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn?” – Ka ardhur në formë të pyetjes për të treguar se kjo gjë është çështje e madhe (nuk e di çdokush).

كِتَٰبٌۭ مَّرْقُومٌۭ Është një libër i shkruar!” – Nuk ndryshohet, nuk ndërrohet diçka në të. Për ata për të cilët Allahu ka shkruar se do të jenë në xhenet, kjo është e shkruar dhe nuk ka mundësi të ndryshohet.

يَشْهَدُهُ ٱلْمُقَرَّبُونَAtë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut)” – Ata që i janë afruar Allahut me adhurime, bindje. Sa më shumë që njeriu të shtojë adhurimet, aq më afër Tij do të jetë. Sa më shumë që tregohet modest për hir të Allahut, aq më shumë do ta ngrehë dhe do ta lartësojë atë. Sa më shumë që tregon përulje ndaj Allahut, aq më shumë do ta ngritë atë. Dhe disa njerëz Allahu i ka ngritur më lartë se disa të tjerë, “Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija.” Muxhadile 11.

إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ لَفِى نَعِيمٍMe të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet” – Berr është ai njeri në të cilin ka mirësi të shumta, ka bërë adhurime të shumta, është larguar prej të këqijave, ka ihsan në adhurime dhe bamirësi ndaj krijesave. Këta punëmirë (ebrar) do të jenë në një kënaqësi të madhe, të trupit dhe të zemrës.

عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ duke shikuar nga kolltukët”- kolltukë të bukur e të stolisur, të zbukuruar me stolisje të ndryshme, luksozë. Do të ulen në ta dhe do të shikojnë begatitë dhe shpërblimet që Allahu ka përgatitur për ta në xhenet, të cilat nuk mund t’i parafytyrojë zemra në këtë dunja.

تَعْرِفُ فِى وُجُوهِهِمْ نَضْرَةَ ٱلنَّعِيمِNë fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e kënaqësisë”- shkëlqimin për shkak të kënaqësisë, gëzimit dhe lumturisë që janë duke përjetuar (kjo u vërehet në fytyrat e tyre). Nuk ka lumturi e kënaqësi më të madhe sesa ajo të cilën e përjetojnë banorët e xhenetit.

Pastaj Allahu na sqaron një pjesë të kënaqësive që ka përgatitur për banorët e xhenetit:

يُسْقَوْنَ مِن رَّحِيقٍۢ مَّخْتُومٍAtyre do t’u jepet të pinë pije të pastër të ruajtur mirë” – Për ta Allahu ka caktuar shërbëtorë, që janë djelmosha, të rinj, që kurrë nuk plaken. Pije e pastër, i kulluar, që nuk deh e as nuk shkakton dhimbjekoke, me shije të mirë, si shpërblim për besimtarët që e kanë ndaluar veten prej pijeve të ndaluara në këtë botë.

خِتَٰمُهُۥ مِسْكٌۭ ۚ وَفِى ذَٰلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ ٱلْمُتَنَٰفِسُونَ fundi i së cilës është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen”- Në fundin e kësaj pije ka diçka, që është aroma e mirë, e kundërta me verën apo pijet alkoolike në këtë dunja që e kanë aromën e keqe. Për këto kënaqësi le të garojnë e le të punojnë ata që duan të punojnë, ata që duan të synojnë këto shpërblime, që synojnë të jenë ebrar, d.m.th. le të bëjnë gara derisa të lodhen, derisa nuk munden më, duke dhënë maksimumin, për të tejkaluar të tjerët. Këtë lloj garimi, Allahu na urdhëron ta bëjmë në punë të mira dhe në lënien e ndalesave, për të arritur shpërblimet e Tij, derisa të lodhemi.

وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسْنِيمٍDhe kjo pije do të përzihet me ujin e Tesnimit”- Tesnimi është burimi në të cilin pinë të afërtit e Allahut (që i janë afruar me adhurime dhe Ai i ka afruar afër Vetes), ai ka pozitë të lartë tek Ai, është burim i xhenetit.

عَيْنًۭا يَشْرَبُ بِهَا ٱلْمُقَرَّبُونَnga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut)”- do të pinë e do të freskohen dhe do të kënaqen.

إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُوا۟ كَانُوا۟ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يَضْحَكُونَ Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin”- Ata që kanë bërë mëkate dhe e kanë kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, qeshnin me qëllim nënçmimin ndaj besimtarëve.  

وَإِذَا مَرُّوا۟ بِهِمْ يَتَغَامَزُونَduke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre”- qoftë kur kalonin ata afër besimtarëve apo besimtarët afër tyre, duke bërë shenja me sy e mimika me qëllim nënçmimi ndaj besimtarëve.

وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَهْلِهِمُ ٱنقَلَبُوا۟ فَكِهِينَKur ktheheshin te njerëzit e vet, ata ktheheshin të kënaqur” – Mendonin se me këtë përqeshje dhe përçmim ndaj besimtarëve kanë fituar dhe kanë arritur mposhtje ndaj tyre, kanë ndje një lloj kënaqësie për këtë përçmim.

وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُوٓا۟ إِنَّ هَٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ  dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”- Edhe sot ka njerëz të cilët thonë për besimtarët se janë të humbur, të prapambetur etj.

وَمَآ أُرْسِلُوا۟ عَلَيْهِمْ حَٰفِظِينَ ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre”-

فَٱلْيَوْمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنَ ٱلْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët”- Sot besimtarët do t’i përqeshin ata, pra në Ditën e Gjykimit; ata do të jenë të cilët qeshin/buzëqeshin të fundit. Ndërsa, përqeshjen e jobesimtarëve ndaj besimtarëve në këtë dunja, do ta pasojë vajtimi, dëshpërimi e shkatërrimi (në xhehenem).

عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ يَنظُرُونَe nga kolltukët e ngritura do të shikojnë”- Nga kolltukë luksozë, të stolisur me të gjitha të mirat, duke shikuar në begatitë e Allahut në xhenet. Disa dijetarë thonë se do t’i shikojnë (prej xhenetit) armiqtë e tyre në xhehenem të cilët janë përqeshur me ta në dunja.

هَلْ ثُوِّبَ ٱلْكُفَّارُ مَا كَانُوا۟ يَفْعَلُونَ A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?”- A nuk janë ndëshkuar për atë që kanë bërë, si meritë për veprat që kanë bërë? Këtë pyetje e bën si pohim se gjithsesi do ta gjejnë ndëshkimin e Tij, për shkak të veprave që kanë bërë në dunja. Dhe vendimi e gjykimi i Allahut është i drejtë. Ai i gjykon jobesimtarët me drejtësi absolute. Ai nuk i bën askujt padrejtësi. Allahu, çdo kënd e gjykon ose me mirësinë e Tij (besimtarët) ose me drejtësinë e Tij (jobesimtarët).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

 

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit