Surja Kurejsh – Komentim

Surja Kurejsh – Komentim

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

لِإِيلَٰفِ قُرَيْشٍ ۝ إِۦلَٰفِهِمْ رِحْلَةَ ٱلشِّتَآءِ وَٱلصَّيْفِ ۝ فَلْيَعْبُدُوا۟ رَبَّ هَٰذَا ٱلْبَيْتِ ۝ ٱلَّذِىٓ أَطْعَمَهُم مِّن جُوعٍۢ وَءَامَنَهُم مِّنْ خَوْفٍۭ ۝.

 

  1. (Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh,
  2. për t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë.
  3. Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes),
  4. i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.

Komentimi

لِإِيلَٰفِ قُرَيْشٍ (Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh” – Surja Kurejsh është e ndërlidhur me suren Fil (që është para saj). Në suren Fil u sqarohen banorëve të Mekës dhuntitë e shumta të cilat Allahu ua ka dhënë, prej tyre ishte dhe ruajtja prej ushtrisë së elefantit. Pastaj Allahu vazhdon në këtë sure të përmend të mirat e tjera.

Allahu e ka mbrojtur dhe ruajtur Qabenë prej shkatërrimit, në mënyrë që banorët e Mekës të kenë siguri të plotë (në mesin e Gadishullit ballkanik) e pastaj të mos mundet dikush t’i kërcënojë e t’i dëmtojë ndokush (ngaqë besonin se meqë Kurejshët kujdeseshin për Qabenë, Allahu i ruan, andaj nuk guxojmë t’i sulmojmë). Nëse Allahu do të lejonte ushtrinë e elefantit të shkatërronte Qabenë atëherë pozita e Kurejshëve do të dobësohej te banorët e Gadishullit.

إِۦلَٰفِهِمْ رِحْلَةَ ٱلشِّتَآءِ وَٱلصَّيْفِpër t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë” – me këtë është për qëllim tregtia që kanë bërë. Në dimër kanë udhëtuar për në Jemen, i cili ka pasur mot të përshtatshëm për të mbjella të drithërave, andaj kanë shkuar t’i blejnë e t’i sjellin në Meke. Ndërsa, në verë kanë udhëtuar në Sham, ngase moti ka qenë më i freskët gjatë verës (e jo nxehtësi e madhe sikur në Gadishullin arabik) dhe kanë blerë fruta prej tyre duke i sjellë pastaj në Meke (për banorët e saj). Ata kanë bërë këto dy udhëtime dy herë në vit dhe askush nuk i ka sulmuar e cenuar (kanë pasur siguri). Ka ndodhur që ndokush i cili nuk ka qenë prej Kurejshëve, për të qenë i sigurt gjatë udhëtimit, ka udhëtuar bashkë me ta për të tregtuar.

Këtu përmenden mirësitë e Allahut të cilat ua ka dhënë Kurejshëve përmes këtyre dy udhëtimeve, duke arritur interesa e dobi të mëdha nga kjo tregti. Fitimet që kanë marrë, ua kanë shpërndarë edhe të varfërve derisa janë pasuruar.  Madje, disa kanë qenë të varfër, saqë kanë vdekur nga uria, e pastaj Allahu i bëri shkak këto dy udhëtime që banorët të pasurohen.

فَلْيَعْبُدُوا۟ رَبَّ هَٰذَا ٱلْبَيْتِPrandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj Shtëpie (Qabes)” – Kjo si falënderim e mirënjohje ndaj Allahut për ato mirësi e dhunti që ua ka dhënë, kjo është obligim, e jo të adhurojnë gjëra, idhuj, njerëz, engjëj, gurë, drunjë, shejtanë etj. Allahu ua ka dhënë ato të mira e ata të vazhdojnë të tjerë në vend të Allahut, apo të adhurojnë të tjerë me qëllim t’i afrojnë tek Ai  e të ndërmjetësojnë për ta.

kësaj Shtëpie” për qëllim është Qabja. Allahu do të tregojë pozitën e lartë të Qabes tek Ai.

 

ٱلَّذِىٓ أَطْعَمَهُم مِّن جُوعٍۢ وَءَامَنَهُم مِّنْ خَوْفٍۭi Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike” – këtu përmenden dhuntitë e mirësitë e brendshme (uria) dhe të jashtme (siguria nga frika prej armiqve). Meka është vendi më i sigurt në tokë. Në të ndalohet:

-të priten drunjtë/pemët e saj,

-të këputet bari i saj,

-të përvetësohet sendi i gjetur,

-të bëhet gjueti me kafshët e saj,

-të derdhet gjaku.

Andaj, obligimi i Kurejshëve ndaj këtyre mirësive dhe i banorëve të sotshëm të saj, është të jenë falënderues e mirënjohës ndaj Allahut, duke kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave/mëkateve.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.
🖊Transkriptim.

 

Madhësia e tekstit