Të jesh musliman do të thotë je antishqiptar, na jepni një sqarim?

Të jesh musliman do të thotë je antishqiptar, na jepni një sqarim!

Të jesh musliman do të thotë je antishqiptar- këtë e thonë ata që e luftojnë Islamin që janë prej feve të tjera, apo që nuk janë fare fetarë, duke u munduar përmes kësaj të sjellin dyshime për Islamin (për t’i larguar njerëzit nga ai), sidomos kur tash një pjesë e madhe e të rinjve janë kthyer nga kjo fe, ata mundohen të sjellin këtë dyshim që nëse njeriu i përmbahet fesë do të jetë kundër kombit të tij, gjë kjo e cila nuk është e vërtetë.

Ne e dimë se nuk janë vetëm shqiptarët muslimanë, me qindra kombe në botë janë muslimanë. Asnjëri prej tyre nuk ka punuar kundër kombit të vetë pse ka qenë musliman. Asnjëri prej tyre nuk është asimiluar (për ta ndryshuar kombësinë) pse ka qenë musliman, duke u bërë arab, apo turk etj. Por secili prej tyre i është përmbajtur gjuhës, traditave (që nuk janë në kundërshtim me Islamin) dhe ambientit ku ka jetuar. Nuk ka ndryshuar asgjë, përveç traditave që bien ndesh me Islamin, të tillat i ka ndryshuar edhe vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem. Mirëpo, nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori që njerëzit të asimilohen dhe të ndryshojnë kombin apo gjuhën e tyre ngase janë muslimanë.

Shqiptarët kanë qenë muslimanë prej shumë shekujsh. A kanë qenë ndonjëherë kundër kombit, apo gjuhës? Jo, përkundrazi kanë kontribuar sikurse të tjerët për këtë vend.

Allahu i ka krijuar njerëzit në popuj, fise e gjuhë të ndryshme. Këtë diversitet në popuj, kombe e fise Allahu e përmend si vlerë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit