Pyetja: “A është e vërtetë se punësia në banka është e ndaluar? Dhe çka nëse njeriu është i detyruar për një gjë të tillë dhe nuk mund të gjejë punë tjetër përveç saj?
Përgjigja: “Kemi dhënë fetua më parë për vendimin e punësisë në banka kamatarie.
Fetuaja ka nr. 4961 dhe ky është teksti i saj:
“Nëse banka s’merret me kamatë, atëherë atë që e merr punëtori, qoftë rrogë apo pagesë, si shpërblim për punën e bërë, duke qenë (kjo pagesë) nga fitimi hallall dhe ai (punëtori) e meriton atë për punën e bërë, lejohet. E, nëse banka merret me kamatë, atëherë ajo që e merr punëtori, qoftë rrogë apo pagesë, si shpërblim për punën e bërë, nuk lejohet, për shkak të bashkëpunimit të tij në gjynahe dhe ë armiqësi me pronarët e bankave të kamatarisë. Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në ruajtjen nga të këqijat, jo në gjynahe dhe në armiqësi…” (El-Maideh 2).
Dhe, për arsye se Profeti – alejhis-salatu ues-selam – e ka mallkuar ngrënësin e kamatës, autorizuesin e saj, atë që lidhë kontratën (që përmban kamatë) mes njerëzve dhe ata që dëshmojnë (në lidhjen e saj). Dhe ka thënë: “Të gjithë janë të njëjtë (d.m.th. në mallkim)”, siç transmeton Muslimi.
Suksesi është nga Allahu. Salatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin tonë Muhamedin, për familjen dhe për mbarë shokët e tij.”
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Zëvendës kryesues: AbduRrezak Afifij
Kryesues: AbdulAziz bin Baz