Vlera e atij që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve

Vlera e atij që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve

خَيْرُكُمْ مَنْ تَعَلَّمَ الْقُرْآنَ ، وَعَلَّمَهُ.

Transmeton Uthman ibn Afani radijAllahu anhu se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

“Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson atë të tjerëve.”

Ebu AbduRrahmani es Sulemi (një transmetues) ka thënë: “Ky hadith është ai i cili më ka lënë ulur në këtë vend-Xhami (duke ua mësuar të tjerëve Kuranin).” Koha gjatë të cilës ua ka mësuar njerëzve Kuranin ka qenë rreth 38 vite.

Brezat e parë të Islamit menjëherë janë përpjekur ta vënë në praktikë këtë hadith dhe kanë jetuar me të. Ky hadith duhet të jetë nxitës për ne për të mësuar Kuranin dhe për t’ua mësuar pastaj të tjerëve (e jo vetëm ta dëgjojmë si një informatë). Ata e kanë mësuar Kuranin me përmbajtjen e tij (lidhur me udhëzimin, dobitë, besimin etj.).[1] Pastaj këtë e kanë e bartur te nxënësit e tyre, duke bërë kështu bashkë mes këtyre dy vlerave që përmenden në hadith. Ata janë njerëzit të cilët më së shumti meritojnë këtë përshkrim të ardhur në hadith. Ndërsa, muslimanët sot e mësojnë leximin dhe shkrimin e Kuranit, duke pasur të meta të mëdha te praktikimi i tij. Mësimi i shkronjave që ua mëson të tjerëve është një mësim i mirë, mirëpo më e mira është mësimi i të tjerëve lidhur me kuptimet dhe dijet e Kuranit.

Këtij hadithi gjithashtu duhet t’i bashkëngjitet edhe veprimi me Kuran. Nuk mjafton vetëm ta mësosh teorikisht dhe t’ua mësosh të tjerëve, pa qenë edhe vetë praktikues i Kuranit.

Fjala më e mirë është Fjala e Allahut, andaj ai që angazhohet me të, qoftë duke e mësuar vetë apo duke ua mësuar pastaj edhe të tjerëve, ai është njeriu më i mirë pas Pejgamberëve.

***

أَيُّكُمْ يُحِبُّ أَنْ يَغْدُوَ إِلَى بُطْحَانَ أَوْ الْعَقِيقِ ، فَيَأْتِيَ كُلَّ يَوْمٍ بِنَاقَتَيْنِ كَوْمَاوَيْنِ زَهْرَاوَيْنِ ، فَيَأْخُذَهُمَا فِي غَيْرِ إِثْمٍ ، وَلا قَطْعِ رَحِمٍ  ، قَالَ قُلْنَا كُلُّنَا يَا رَسُولَ اللهِ يُحِبُّ ذَلِكَ ، قَالَ  فَلأَنْ يَغْدُوَ أَحَدُكُمْ إِلَى الْمَسْجِدِ ، فَيَتَعَلَّمَ آيَتَيْنِ مِنْ كِتَابِ اللهِ خَيْرٌ لَهُ مِنْ نَاقَتَيْنِ ، وَثَلاثٌ خَيْرٌ مِنْ ثَلاثٍ ، وَأَرْبَعٌ خَيْرٌ مِنْ أَرْبَعٍ ، وَمِنْ أَعْدَادِهِنَّ مِنْ الإِبِلِ.

Transmeton Ukbeh ibn Amri radijAllahu anhu se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem u ka thënë të varfërve (të cilët kanë qëndruar në xhaminë e tij): “A dëshiron ndonjëri prej jush që të shkojë çdo mëngjes te luginat Bud’han dhe Akik[2] dhe të fitojë dy deve të shëndosha, me gunga të mëdha dhe të bukura dhe t’i marrë me vete pa bërë gjynah e pa bërë shkëputje të lidhjeve farefisnore?”[3] Ata kanë thënë: “Të gjithë ne e dëshirojmë një gjë të tillë.” Pastaj ua ka sqaruar duke iu thënë: “Nëse ndonjëri prej jush shkon herët në xhami dhe mëson dy ajete nga Kurani, kjo është më mirë për të sesa këto dy deve, tre ajete më mirë sesa tri deve, katër ajete më mirë sesa katër deve, aq sa mëson po aq më mirë.”

Nëse njeriu shkon në xhami dhe mëson ajete të Kuranit, për çdo ditë, është si të fitojë deve të tilla gjë e cila sipas llogaritjeve tona i bie të bëhet milioner.

Neglizhenca e muslimanëve sot të shkojnë në xhami për t’u falë e për të lexuar Kuran është për shkak të bindjes së dobët. Ata tregohen të shkujdesur ndaj këtyre shpërblimeve të mëdha dhe vlerave të cilat e ngrehin lartë tek Allahu e i sjellin dobi në të dy botët.

[1] Sahabët kanë shkuar gradualisht me mësimin e Kuranit përmendsh. Përmendet se Umeri radijallahu anhu ka bërë 12 vite derisa e ka mësuar përmendsh suren Bekare (duke ia bashkëngjitur praktikimin e ajeteve). Kur selefi ka thënë “E ka lexuar suren…”, d.m.th.: “E ka kuptuar…”

[2] Aty është bërë shitblerja e deveve. Dhe deveja ka qenë pasuria më e çmueshme tek arabët.

[3] Pa e vjedhur e pa e rrëmbyer, pa u bërë shkak shkëputja e lidhjeve farefisnore, pa ia marr të drejtën një të afërmi etj. Por, është e tij, vetëm shkon e merr dhe e sjellë në shtëpi.

 

Hoxhë Petrit Perçuku
🖊Transkriptim

Madhësia e tekstit