Agjërimi dhe disa çështje të akides (4)

» Të shpresojmë në shpërblimin e agjërimit

T’ia kujtojmë vetes se Ai i Cili të shpërblen për agjërimin është Allahu, i Cili është El Keriim – Bujari.

Allahu ka thënë: “Unë shpërblej për të.” Gjithmonë duhet ta kemi në mendjen tonë madhështinë e kësaj fjale.

Andaj, përgëzoje veten tënde me mirësi ngase Zoti yt është bujari dhe dhurata që ta jep Ai për agjërimin është shumë e madhe.

Prej llojeve të shpërblimit në të cilat duhet të shpresojmë janë:

  • Dera er Rajan, përmes së cilës hyjnë agjëruesit në Xhenet.
  • Hadithi: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe me shpresë, do t’i falen mëkatet e kaluara.”
  • Hadithi: “Ramazani deri në Ramazan shlyen mëkatet mes tyre.”
  • Hadithi: “Mos iu ndaj agjërimit ngase asnjë vepër nuk barazohet me të.”

Një rregull: Shpresa në një shpërblim të caktuar e forcon bindjen e besimtarit dhe ndikon ta kryejë në formën më të mirë.

Besimtari duhet të besojë bindshëm se Allahu do t’ia japë patjetër shpërblimin e agjërimit, ngase Ai nuk e shkel premtimin e Tij. Ai duhet të ketë shpresë për shpërblimin e Allahut dhe njëkohësisht të ketë frikë për privimin prej këtij shpërblimi për shkak të ndonjë mëkati apo mangësie.

Hoxhë Lulzim Perçuku.
Transkriptim.

Madhësia e tekstit