“Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar”

 

Allahu thotë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!” Nur 31.

وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

Me këto fjalë, Allahu përmbyll ajetin 31 të sures Nur (i cili flet rreth asah se para kujt lejohet heqja i mbulesës dhe shfaqja e stolive) dhe ajetin para tij (ku flitet për obligueshmërinë e uljes së shikimit dhe ruajtjes së nderit).

Ky ajet është argument se e kemi obligim të pendohemi tek Allahu për mosruajtjen e shikimit, nëse gjatë ditës apo natës nuk e kemi ruajtur atë (kemi shikuar gjëra të ndaluara).

Mosruajtja e shikimit dhe nderit është nga shkaqet e shkatërrimit, mjerimit dhe belasë. Është saktësuar prej Pejagmberit salAllahu alejhi ue selem se ka thënë: “Pas meje nuk kam lënë sprovë më të madhe për burrat sesa gratë.”

Për këtë dhe shohim se si armiqtë e Islamit thërrasin dhe i kushtojnë rëndësi të madhe sprovimit (dobësimit) të muslimanëve përmes kësaj pike, duke thirrur në mos mbulimin me mbulesës, apo në përzierjen mes dy gjinive, apo në heqjen dorë prej moraleve të mira etj. Ata e dinë se fitneja më e madhe që e bën njeriun të harrojë fenë është te gratë. Gruaja mund t’ia humbasë mendjen edhe burrit të vendosur, e si është puna me burrat që nuk e kanë këtë vendosmëri, apo nuk kanë fetari e burrëri?! Pa dyshim se rreziku për ta është edhe më i madh.

“Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar” – kjo njëherësh tregon se e kemi për detyrë që të këshillojmë njëri-tjetrin për pendim kur të veprojmë ndonjë mëkat.

“që të arrini shpëtimin (felah)” – d.m.th. nëse pendoheni, atëherë do të arrini shpëtimin. Felah është fjalë gjithëpërfshirëse për ato gjëra që synon besimtari dhe për ato gjëra prej të cilave ruhet e ka frikë. Kjo fjalë përmbledh të gjitha të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. Besimtari dëshiron shpëtimin në këtë botë dhe tjetrën. Dhe pikërisht edhe pendimi është nga shkaqet e shpëtimit.

***

Allahu thotë: “O ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë – kulluar…“ Tahrim 8.

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَصُوحًا

Dijetarët kanë dhënë shpjegime të ndryshme se çfarë është pendimi i sinqertë (nesuuhaa), dhe ato mund t’i përmbledhim në tri gjëra kryesore:

  1. Pendimi nga të gjitha mëkatet e kaluara.
  2. Pendimi me vendosmëri dhe vërtetësi (pa ndonjë mëdyshje, zvarritje, pritjeje).
  3. Pastrimi i pendimit nga njollat dhe sëmundjet që cenojnë sinqeritetin.

Hoxhë Lulzim Perçuku
🎙Transkriptim

Madhësia e tekstit