Sqarim i kësaj duaje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَضِلَّ أَوْ أُضَلَّ،
أَوْ أَزِلَّ أَوْ أُزَلَّ،
أَوْ أَظْلِمَ أَوْ أُظْلَمَ،
أَوْ أَجْهَلَ أَوْ يُجْهَلَ عَلَيَّ.
All-llahumme innĩ e’ũdhu bike en eḍil-le ew uḍal-le, ew ezil-le ew uzel-le, ew eḍhlime ew uḍhleme, ew exhhele ew juxhhele alejje.
Transmetohet nga Umu Seleme se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kur dilte prej shtëpie thoshte: “O Allah, kërkoj mbrojtje tek Ti që të mos devijoj dhe të mos më devijojë ndokush, që të mos rrëshqas (nga rruga e drejtë) dhe që të mos më rrëshqasë ndokush, që të mos i bëj padrejtësi ndokujt apo të më bëjë ndokush mua dhe që të mos sillem me paturpësi apo të mos sillet ndokush tjetër kësisoj me mua!” Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe të tjerë.
***
“اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَضِلَّ أَوْ أُضَلَّ – “O Allah, kërkoj mbrojtje tek Ti që të mos devijoj (nga e vërteta) dhe të mos më devijojë ndokush”
Shumë njerëz, kur dalin prej shtëpive të tyre, kanë për qëllim se si të përfitojnë nga të mirat e kësaj jete dhe nuk e mendojnë çështjen e fesë së tyre. Në këtë lutje, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem na mëson se gjëja më kryesore dhe më parësore të cilët duhet t’i kushtojmë rëndësi, është feja – të mos devijojmë nga ajo.
Shembull: Ka mundësi që besimtari të dalë prej shtëpisë e të shohë gra të pambuluara dhe nuk e ulë shikimin siç është urdhëruar, dhe në këtë mënyrë fitnoset, duke u bërë shkak shikimi i ndaluar që të devijojë nga rruga e Allahut.
Shembull: Ka mundësi që besimtari të dalë prej shtëpisë së tij me besim të qëndrueshëm, por pastaj bie në kontakt me ndonjë njeri (qoftë nga jobesimtarët apo nga bidatxhinjtë) i cili i sjell dyshime në fe, dhe në këtë mënyrë ia njollosë besimin dhe fenë.
***
“أَوْ أَزِلَّ أَوْ أُزَلَّ – që të mos rrëshqas (nga rruga e drejtë) dhe të mos më rrëshqasë ndokush”
Shembull: Ka mundësi që njeriu të dalë prej shtëpisë së tij me besim të qëndrueshëm, por bie në kontakt me një shoqëri të keqe, dhe në këtë mënyrë rrëshqet nga rruga e drejtë.
Këto dy pjesë të lutjes kishin të bëjnë me raportin e njeriut me Allahun dhe me fenë e tij. Ndërsa, dy pjesët e tjera kanë të bëjnë me raporton e njeriut me të tjerët.
***
“أَوْ أَظْلِمَ أَوْ أُظْلَمَ – që të mos i bëj padrejtësi ndokujt dhe të mos më bëjë ndokush mua”
Njeriu kur del prej shtëpisë, gjithmonë është i ekspozuar ndaj rreziqeve dhe gjërave që mund ta dëmtojnë, qoftë në raport me Allahun apo në raport me njerëzit.
Shembull: Ka mundësi që njeriu të dalë prej shtëpisë së tij për të bërë një kontratë pune me të tjerët, apo të takohet me ta, dhe u bën padrejtësi apo ata i bëjnë padrejtësi, qoftë me fjalë (fyerje, ofendim, përgojim, bartje të fjalëve, shpifje etj.), apo me veprime (mashtrim, marrje të pasurisë etj.).
***
“أَوْ أَجْهَلَ أَوْ يُجْهَلَ عَلَيَّ – dhe që të mos sillem me paturpësi dhe të mos sillet ndokush tjetër kësisoj me mua!”
Është fjala për moralin e mirë – që të mos bëjë vepra apo të flasë fjalë të paturpshme, të pandershme, si: ofendimi, fyerja, interesimi për gjëra që nuk i takojnë etj.
Shembull: Ka mundësi që njeriu të jetë duke vozitur dhe tjetri i parakalon me makinë, andaj ai nervozohet dhe fillon ta fyejë e të flasë fjalë ofenduese të paturpshme.
***
Hoxhë Lulzim Perçuku
Derset “Rijadus Salihin”
Transkriptim



