Nënshtrimi ndaj Allahut

Nënshtrimi ndaj Allahut

Kur besimi është i saktë, atëherë njeriu do të lidhet me zemër me Allahun, ashtu siç bën një nevojtar i këputur, i mjerë, i thyer shpirtërisht, duke shfaqur nevojën për Allahun qoftë me zemër apo me të jashtmen e tij dhe duke e ditur se suksesi vjen prej Tij dhe me ndihmën e Tij.

Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Igathetu lehfeen” thotë: “Nga shenjat dalluese të zemrës se shëndoshë është se ajo rregullisht e godet pronarin e saj që të kthehet tek Allahu, t’i nënshtrohet Atij dhe të lidhet me Atë, ashtu siç lidhet i dashuri me të dashurin e tij, që e do dhe nuk bën dot pa të. Kjo sepse njeriu nuk ka jetë, shpëtim, kënaqësi e lumturi përveçse kur arrin kënaqësinë e Allahut dhe afrimin tek Ai.”

Rruga më e madhe përmes së cilës njeriu shtegton drejt Allahut është nënshtrimi, përulja dhe thyerja para Tij (edhe pse të tillët janë të paktë).

Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë në një vend tjetër: “Përmirësimi i gjendjes së njeriut është në varësi të thyerjes dhe nënshtrimit që ka para Allahut.” Dhe atij që thyhet e nënshtrohet para Allahut, Ai ia mundëson të largojë nga vetja sëmundjen e mendjemadhësisë, vetëpëlqimit, kryelartësisë, famës, pozitës etj. Ai që thyhet e nënshtrohet para Allahut, do të pranojë se është krijesë e dobët (e cila pason dëshirat dhe epshet e veta).

 

Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶Transkriptim

Madhësia e tekstit