Rëndësia e mësimit të akides

Rëndësia e mësimit të akides

  1. Mësimi i akides së saktë është nga obligimet më madhështore dhe është gjëja e parë e cila kërkohet nga njeriu. Ajo është më e rëndësishme sesa të gjitha dijet dhe shkencat e tjera të fesë. Prioriteti i parë në fenë e Allahut është mësimi i akides. Ajo është gjëja e parë mbi të cilën bazohet thirrja (daveti).
  2. Akidja është dija më e ndershme, më madhështore dhe më e larta.
  3. Kur mësojmë akiden pastrojmë nijetet e qëllimet.
  4. Kur mësojmë akiden dhe ua mësojmë të tjerëve, pasojmë rrugën e Pejgamberëve të cilët fillonin thirrjet e tyre me mësimin e akides para mësimit të obligimeve dhe adhurimeve.
  5. Kur mësojmë akiden, mendja jonë lirohet prej konfuzionit kaotik që buron nga mungesa e akides në zemër. Nëse zemra është bosh nga akidja, ose nuk ka asnjë besim (adhuron materien) ose ka besime të kota.
  6. Akidja mbron besimtarin nga dyshimet.
  7. Përmes akides gjendet rehatia shpirtërore dhe mendore.
  8. Përmes akides bashkohen rreshtat e muslimanëve dhe thirrësve në Islam. Pa të, do të ndahen e përçahen.
  9. Akidja na bën të respektojmë dhe madhërojmë tekstet e Kuranit dhe sunetit dhe të mos i refuzojmë apo komentojmë sipas dëshirave.
  10. Akidja e lidh muslimanin me sahabët, tabiinët dhe gjeneratat e tjera që i kanë pasuar.
  11. Akidja e saktë dallohet shumë qartë nga akidet e tjera, sepse pikënisja e saj është Kurani dhe suneti, dhe ajo qëndron larg çdo keqinterpretimi, refuzimi, përngjasimi e shëmbëllimi.
  12. Përmes akides përmirësojmë besimin tonë.
  13. Akidja e saktë e mbron njeriun prej shirkut.
  14. Përmes akides së saktë realizohet siguria e stabiliteti dhe lumturia e gëzimi, në të dy botët.
  15. Akidja e saktë është e vetmja ajo e cila mundëson realizimin e mirëqenies në këtë botë.
  16. Akidja është shkaku kryesor që muslimanët të arrijnë të jenë të parët në sipërfaqen e tokës – të arrijnë lavdinë dhe pushtetin.
  17. Kur akidja e saktë është kalitur në zemrën e besimtarit, atëherë prej saj do të burojnë vepra të mira.
  18. Akidja e saktë ia shton besimtarit frikërespektin ndaj Allahut dhe do të ruhet nga mëkatet.
  19. Përmes mësimit të akides largohet injoranca prej nesh dhe na bëhet e qartë se nuk mjafton besimi nëse akidja nuk është e saktë.

Njeriu i cili beson tek Allahu dhe vepron sipas fesë, ai patjetër do të ketë lumturi e stabilitet dhe do t’i lehtësohen çështjet, edhe nëse nuk i posedon gjërat elementare të jetës. Ndërsa, ai që mohon Zotin e tij, tregohet arrogant dhe nuk i nënshtrohet, do të ketë jetë të mjerë dhe tek ai do të grumbullohen të gjitha shqetësimet, brengat, ankthet për të ardhmen, edhe nëse posedon të gjitha mjetet e rehatisë dhe mirëqenies.

Kur zbehet dhe humbet akidja në mesin e njerëzve, do të shtohet egoizmi dhe secilit do t’i interesojë interesi i vet.

Hoxhë Lulzim Perçuku
🪶 Transkriptim

Madhësia e tekstit