A është e lejuar të përdoren hapat për shtyerjen e ciklit ?

Përgjigje: Disa dijetarë e kanë lejuar përdorimin e ilaçeve për shtyerjen e ciklit menstrual, nëse kjo bëhet për arsye fetare(sheriatike), siç është rasti i shkuarjes ne Haxh.

?Domethënë, nëse gruaja e di apo dyshon se mund t’i vijnë të përmuajshmet gjatë riteve të haxhit, atëherë i lejohet përdorimi i tyre, me qëllim që të mos ketë telashe gjatë kryerjes së tyre.

⌛Por, dijetarët këtu e shtojnë dhe një kusht, e që është se mjekët duhet ta vërtetojnë që këto ilaçe të mos kenë efekte anësore të dëmshme për shëndetin e saj.