A është i lejuar kapari?

Muhammed bin Salih el Uthejmin

Pyetje: Nëse blerësi bën pagesën e kaparit, dhe më pas e refuzon mallin e blerë, atëherë a është e drejtë e shitësit që ta marr kaparin?

Përgjigje: Po, në rast se shitësi ka frikë që blerësi t’i bie pishman blerjes, atëherë ia kërkon kaparin, psh nëse ia shet një tokë me çmim prej dhjetë mijë rijalësh (sh.p. monedha e ArabisëSaudite), i thotë: kërkoj të ma japësh kaparin prej një mijë rijalësh, dhe nëse ia jep dhe bëhet blerja, atëherë kapari numërohet pjesë e çmimit, por nëse blerja nuk arrihet, atëherë kapari i takon shitësit, sepse edhe shitësi edhe blerësi ja pajtuar me këtë kusht.

Ky është në interes të të dyve, sepse sa i përket blerësit, interesi i tij është ta eliminoj mallin për të cilin ka paguar kaparin, dhe dihet se me humbjen e kaparit ka evituar një humbje më të madhe. Kurse sa i përket shitësit, interesi i tij është që kaparin ta marr si kompenzim për rënien e vlerës së mallit të kthyer në sy të njerëzve.

Me rëndësi është se pagesa e kaparit është e vlefshme sheriatikisht, dhe nëse arrihet blerja, kapari mbetet pjesë e çmimit të mallit, por nëse nuk arrihet blerja, atëher kapari i takon shitësit.

“Fetava Nurun ala Derb”

Përktheu: J.B

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit