Huaja

 

Parathënie
  
 

Falënderojmë dhe lavdërojmë Allahun. Nga Ai ndihmë dhe falje kërkojmë dhe Atij i pendohemi. Kërkojmë mbrotje te Allahu nga të këqiat e shpirtërave dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon s’ka kush e devijon, dhe atë që Allahu e lë në devijm s’ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut të vetëm, i Cili nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhammedi (salallahu alejhi ve selem) është rob dhe i dërguar i Tij.

Meqë feja islame është fe e përkryer dhe përfshinë të gjitha ibadetet që njerëzit i kryejn ndaj Allahut dhe të gjitha veprat, traditat dhe raportet që ata i veprojnë mes veti, prandaj kjo fe edhe i sqaron të gjitha këto në formë të përgjithshme dhe të detajizuar.

Ndër traditat që janë të përhapura në mesin e njerëzve është huaja, dhe unë pata dëshirë që në vijim t’i sqaroj disa dispozita të saj.

Llojet e huave

Lloji i parë:

Kur njeriu ka nevojë të blejë një mall por nuk posedon të holla, atëherë atë e blenë me një afat të caktuar pagese me një çmim më të lartë sesa çmimi me të holla në dorë, dhe kjo është e lejuar. Si p.sh. nëse blen një shtëpi me një çmim prej dhjetëmijë (euro) me afat pagese prej një viti, përderisa çmimi i saj me të holla në dorë është nëntmijë (euro). Apo blenë një veturë me çmim dhjetëmijë (euro) me afat pagese për një vit, përderisa çmimi i saj është nëntëmijë (euro) me para në dorë. Kjo hua përfshihet në fjalën e Allahut ku thotë:

“O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar.” (El Bekare: 282)

Lloji i dytë:

Kur mallin e blenë hua me qëllim që të bëjë tregti me të. Si p.sh. nëse blenë grurë hua me një çmim më të lartë se sa çmimi me para në dorë, me qëllim që të bëjë tregti në një vend tjetër, apo të presë ngritjen e çmimeve dhe ta shesë. Edhe kjo lloj huaje është e lejuar gjithashtu, sepse përfshihet në ajetin e cekur më parë. Shejhul Islam Ibën Tejmije thotë se të dy llojet e këtyre huave janë të lejuara sipas Kuranit, sunetit dhe ixhmasë.[1]

Lloji i tretë:

Kur njeriu ka nevojë për të holla dhe shet një mall duke marrë paratë avancë (para se t’ia jap mallin blerësit).

Sikurse i thotë një personi: Më jep njëzet e pesë rijal (monedha e Arabisë Saudite) për 60 kilogram grurë, dhe këta grurë do t’a dorëzoj pas një viti. Edhe kjo është e lejuar po ashtu, dhe quhet “selem” apo “selef”, për të cilin janë transmetuar hadithe të sakta në Buhari dhe Muslim nga Ibën Abasi (radij Allahu anhuma), i cili thotë: Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) erdhi në Medine dhe pa njerëzit duke marrë paratë për të mbjellat e tyre një vit, dy vite avancë, atëherë ai tha:

“Kush merr paratë avancë (selem) atëherë le t’i merr për një sasi dhe peshë të caktuar malli dhe për një kohë të caktuar (fikse)” [2]

Lloji i katërt:

Kur njeriu ka nevojë për të holla por nuk gjen ndonjë person që t’i huazoj, atëherë blenë një mall me afat pagese për një kohë të caktuar, dhe të njëjtit person prap ia shet me një çmim më të ulët me para në dorë. Kjo quhet “El-ine” dhe është e ndaluar; duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) i cili thotë:

“Kur njerëzit bëhen koprracë për dinarë dhe dirhem, i shesin njëri-tjetrit me el-ine, shkojnë pas bishtave të lopëve (d.m.th preokupohen shumë me bujqësi) dhe e braktisin xhihadin, Allahu do t’ua zbresë një bela të cilën nuk do t’ua largojë derisa të kthehen në fenë e tyre”[3].

Kjo është një hile e qartë që shpie në kamatë, sepse në realitet kjo është dhënie e parave hua që ajo hua të kthehet në shumë më të madhe se sa është marrë, vetëm se ndërmjet tyre ka hyrë malli. Imam Ahmedi dhe të tjerë citojnë se kjo është e ndaluar.

Lloji i pestë:

Kur njeriu ka nevojë për të holla por nuk gjenë ndonjë person që t’i marr hua, atëherë blenë një mall hua dhe më pastaj ia shet një personi tjetër me para në dorë, dhe ky veprim quhet “Teverruk”.

Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth lejimit të kësaj shitberjeje, ku disa prej tyre e konsiderojnë të lejuar; sepse njeriu e blenë mallin duke pasë për qëllim vetë atë mall ose vlerën e tij, dhe që të dy qëllimet janë të lejuara.

Kurse ka nga dijetarët që kanë thënë: kjo nuk është e lejuar; sepse me këtë shitblerje është për qëllim shkëmbimi i të hollave me të holla duke përdorë mallin si dredhi, ndërsa kur një gjë e ndaluar bëhet e lejuar me mjete që nuk e largojnë të keqen,atëherë kjo nuk bën dobi, përderisa Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Me të vërtetë veprat merren në konsideratë sipas qëllimit që janë bërë, dhe çdo njeriu i takon ajo që ka pasë për qëllim”[4].

Këtë mendim e ka zgjedhur Ibën Tejmije dhe është njëri ndër transmetimet nga Imam Ahmedi. Bile Imam Ahmedi e konsideron si shitblereje “el-ine” sipas asaj që e përmend Ibën Kajimi në librin “Tehdhibu Sunen” 508/5.

Por duke pasë parasyshë nevojën e njerëzve për të holla dhe mungesën e atyre që japin hua, atëherë duhet që kjo të lejohet me disa kushte:

1. Që personi të ketë nevojë për të holla, dhe nëse nuk ka nevojë nuk lejohet, sikurse ai që e përdorë këtë formë për të arritur deri tek të hollat dhe që pastaj këto të holla t’ua jap të tjerëve hua.

2. Në rast se nuk ka mundësi të marrë të holla hua nëpërmjet formave tjera të lejuara sikurse është borxhi apo avanci (selemi). Por nëse ka mundësi që të arrijë deri tek të hollat nëpërmjet formave tjera të lejuara, atëherë nuk lejohet kjo, sepse nuk ka nevojë për të.

3. Që kontrata të mos përfshijë forma që i ngjasojnë kamatës, sikurse t’i thotë: artikullin e dhjetëve po t’a shesë njëmbëdhjetë, dhe nëse kontarta përmbanë gjëra të tilla ose është mekruh ose haram. Nga imam Ahmedi është transmetuar të ketë thënë për këtë: “Kjo është e njëtë sikurse të thuhet “dirhem për dirhem” dhe nuk është e lejuar. Por mënyra më e saktë është që huadhënësi i mallit t’a njoh çmimin e atij malli dhe po ashtu sasinë e fitmit dhe më pas t’i hotë huazuesit: T’a shes me këtë çmim me afat pagese për një vit.

4. Blerësi i mallit me hua nuk duhet ta shesë atë derisa ta ketë marrë në pronësinë e tij; sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka ndaluar që malli të shitet para se tregtari t’a ketë në pronësinë e tij. Nëse plotësohen këto katër kushte, atëherë themi se “teverruku” është i lejuar duke pasë për qëllim që njerëzve mos t’u sillen vështirësi. Dhe po ashtu duhet të jetë e ditur se nuk lejohet në ansjë rast që blerësi i mallit me hua t’ia shes prapë të njëjtit person me një çmim më të ulët; sepse kjo konsiderohet “el-ine” për të cilën folëm në llojin e katërt…

Autor: Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin

Përktheu: J.B.

_______________________________________

[1] Mexhmuul Fetava (499/29).

[2] Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Ahmedi.

[3] Transmeton Ebu Davudi dhe Ahmedi.

[4] Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva