A ka çështje të veçanta që i ligjësohen myslimanit për pritjen e Ramazanit?

Shejh: AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)

Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneuuiah – pjesa e pestë

Pyetje: A ka çështje të veçanta që i ligjësohen myslimanit për pritjen e Ramazanit?

Përgjigje: Muaji i Ramazanit është muaji më i mirë i vitit, sepse Allahu i patëmeta e veçoi atë duke e bërë agjërimin e tij obligim dhe shtyllë të katërt prej shtyllave të Islamit si dhe duke ua ligjësuar myslimanëve faljen e namazit (teravive) gjatë netëve të tij, ashtu siç thotë Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sellem): “Islami qëndron mbi pesë (shtylla): dëshminë se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, agjërimin e Ramazanit dhe vizitën e Qabesë (Haxhin).” (Buhariu dhe Muslimi). Dhe thotë: “Kush falet gjatë Ramazanit me besim të plotë dhe me shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e kaluara.” (Buhariu dhe Muslimi).

Nuk di ndonjë gjë të caktuar (që duhet të veprohet) për pritjen e Ramazanit, përveç asaj se myslimani duhet ta pret atë me gëzim, hare, kënaqësi, me falënderim ndaj Allahut që ia mundësoi arritjen e tij dhe i dha sukses duke e lënë ndër të gjallët të cilët garojnë në punë të mira, sepse vërtet, arritja e Ramazanit është begati e madhe e Allahut. Për këtë, Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i përgëzonte shokët e tij me ardhjen e Ramazanit, duke ua qartësuar mirësitë e tij dhe shpërblimin e madh që Allahu e ka përgatitur për agjëruesit dhe për ata që falën.

Është e ligjësuar për myslimanin që ta pret këtë muaj fisnik me pendim të sinqertë dhe që të përgatitet për agjërimin dhe faljen gjatë tij me nijet të mirë dhe vendosmëri të vërtetë.

Përktheu: Petrit Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva