A ka përparësi mësimi i texhvidit (nga ana e gruas) apo kujdesi ndaj familjes?
Mendimi më i saktë është se mësimi i texhvidit nuk është obligim. Nëse mësimi i texhvidit nga gruaja bie ndesh me kujdesin ndaj burrit dhe fëmijëve, atëherë përparësi ka kujdesi ndaj burrit dhe fëmijëve. Kujdesi ndaj tyre është obligim. Mirëpo, gruaja duhet të mundohet të bashkojë mes këtyre të dyjave, kështu kur burri është jashtë shtëpie (në punë etj.) dhe fëmijët në gjumë, atëherë në këtë kohë mëson texhvid dhe mësime (sqarime) rreth tij. Kur njeriu dëshiron diçka, e gjen mënyrën dhe e arrin atë. Kur nuk do, gjen arsye. Në bazë të kësaj, gjatë kohës kur gruaja është duke e lëkundur fëmijën për gjumë mund të lexojë diçka, të dëgjojë një ders me dëgjuese, të lexojë Kuran, tefsir apo shpjegim të haditheve.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.