A lejohet ngjyrosja e mjekrës me ngjyrë të zezë?

A lejohet ngjyrosja e mjekrës me ngjyrë të zezë?

Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, ngjyrosja e mjekrës me ngjyrë të zezë nuk lejohet, sepse për këtë gjë kemi hadithe. Në ditën e çlirimit të Mekës e kanë sjell babanë e Ebu Bekrit i cili e ka pranuar Islamin. Ai kishte flokët dhe mjekrën e bardhë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Ngjyroseni këtë kokë të bardhë, mirëpo largojuni të zezës.”  Pastaj ka hadith tjetër në të cilin ai salAllahu alejhi ue selem i ka kërcënuar ashpër disa njerëz të cilët para ditës së Kiametit do t’i lyejnë flokët apo mjekrën me ngjyrë të zezë; ka ardhur kërcënim për këtë, andaj nuk lejohet. Gjithashtu, prej arsyeve që përmendin dijetarët, është se me ngjyrosjen e mjekrës me ngjyrë të zezë personi i mashtron të tjerët, duke u paraqitur si më i ri (me vite më pak). E kur lyhet mjekra me ngjyrë tjetër, njerëzit e dinë se është e ngjyrosur dhe nuk mund t’i mashtrojë. Mirëpo, lejohet ngjyrosja e mjekrës me ngjyra të tjera.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit