A mi fal Allahu mëkatet e shkuara nëse i kërkoj falje?

Njeriu pasi ka bërë mëkate, le të kthehet tek Allahu e të pendohet. Të mos e mashtrojë shejtani se meqë e kujtoi njeriu Allahun dhe nuk mundi ta ndalë veten nga rënia në mëkat, s’ka pse të kërkojë falje më tek Allahu.
Përkundrazi, pasi që ti bën mëkat, mos bjer në grackën tjetër të shejtanit: mospërkimi i faljes tek Allahu. Kthehu tek Allahu me pendim të sinqertë e përmirësim dhe lute të ta falë atë mëkat.
Shejtani ka shumë kurthe. Një prej tyre është se ai mundohet ta bëjë njeriun të bie në mëkat, pas kësaj i thotë se çfarë mëkatari je, si do i dalësh Allahut para.
Por, Allahu ka thënë: “O ju që e keni ngarkuar veten me mëkate, mos e humbni shpresën në Mëshirën e Allahut.” Zumer. Sa do i madh të jetë mëkati, duhet të kthehesh tek Allahu me pendim dhe të kërkosh falje prej Tij.
Mos të të mashtrojë shejtani e të thuash se Allahu nuk më fal, ngase ky është mendim i keq ndaj Tij. Kërko falje prej Allahut, Ai t’i falë mëkatet sa do të mëdha që janë ato.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva