Dyshimi në kohën e fillimit të mes’hut

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)

Pyetje: Çfarë të bëjë njeriu që dyshon në kohën kur e ka filluar mes’h-un mbi meste?

Përgjigje: Në këtë rast ai mbështetet tek bindja që e ka. E, nëse dyshon se a i ka fërkuar ato në kohën e namazit të drekës apo të ikindisë, atëherë ai e llogarit kohën e fillimit të mes’h-ut prej namazit të ikindisë, meqë parimi bazë është mosfërkimi i tyre. Dëshmi për këtë rregull që u përmend se: parimi bazë është mbetja e asaj që ishte në gjendjen që ka qenë dhe se (po ashtu) parimi bazë është mosekzistimi, e kemi ngjarjen kur sahabët iu ankuan të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se gjatë namazit, ndonjërit prej tyre i duket sikur diçka i del nga anusi (gazrat e barkut), e ai u tha: “Të mos largohet nga namazi, derisa të dëgjoj zhurmë apo të ndiejë erë.” (Buhariu, 137 dhe Muslimi 361).

Shkëputur nga libri i tij: “Min el-ahkam el-fikhijje fi et-tahareti ues-salati uel-xhenaiz”.

Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit