Fetua rreth pastërtisë-2

Komisioni i Përhershëm për studime dhe fetva

1) Pyetje: Cili është vendimi Islam për atë i cili për të zënë namazin (në kohë apo me xhemat), gjatë abdesit i lanë gjymtyrët vetëm nga një herë, jo tri herë?

Përgjigje: Abdesi i tij është i saktë (valid), duke u bazuar në shumë hadithe të sakta që tregojnë se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ndonjëherë i lante gjymtyrët e tij vetëm nga një herë.

Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qoshfin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

6/123. Numri i fetuasë: 6320.

Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Ku’ud.

2) Pyetje: A lejohet mes’hi (fërkimi me dorë të lagur) i çorapave që janë të shqyera (kanë vrima) apo të tejdukshme?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut të Vetmit, selami dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij!

Lejohet mes’hi i tyre gjatë abdesit (jo guslit) si zavendësim i larjes së këmbëve, me kusht që kur t’i mbathësh ato të jesh i pastruar (me gusl apo abdes), dhe këto vrima të mos jenë shumë të mëdha. Kur konsiderohen këto vrima që janë të mëdha apo të vogla, kjo kthehet tek urfi (ajo që është e njohur apo traditë) e muslimanëve të atij vendi. Gjithashtu të mos jenë të tejdukshme aq shumë sa që nëse e shikon këmbën dallohet ngjyra e lëkurës së saj, si të ishte e zhveshur.

Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qoshfin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij!

5/266. Numri i fetuasë: 5512.

Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Gudejan, Abdullah ibën Ku’ud.

3) Pyetje: Në një nga emisionet e programit “Nurun ala Ed-derb”, dikush nga dëgjuesit pyeti: Cili është vendimi Islam kur dikush ka një varrë dhe frikësohet që nëse e pastron me ujë (gjatë abdesit apo guslit) nuk do të shërohet, a duhet t’i jap mes’h (ta fërkoj me dorë të lagur) kësaj varre, apo në vend të larjes dhe mes’hit duhet të marr tejemmum (pastrim me dhe) pas abdesit? Ai e mori këtë përgjigje: Bashkon në mes të mes’hit dhe tejemmumit (të dy këto dispozita i praktikon), në këtë mënyrë del nga hilafi (divergjencat) e dijetarëve rreth kësaj çështjeje. Pyetja ime është: A duhet ne ta adhurojmë Allahun me divergjencat e dijetarëve që janë rezultat i shumëllojshmërisë së argumenteve dhe mënyrës së të argumentuarit, apo ka qenë me primare të marr një përgjigje e cila është më afër shpirtit të sheriatit (më afër të vërtetës së argumentuar)?

Përgjigje: Të gjitha falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut të Vetmit, selami dhe salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, si dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

Përgjigjen që e ndëgjova nga ti është e diskutueshme, kurse mendimi i saktë rreth kësaj çështjeje është që mes’hi mjafton dhe s’ka nevojë pastaj që prapë (pas abdesit) të marr tejemmum.

Suksesin e jep Allahu, salatet dhe selamet qoshfin mbi të Dërguarin, dhe mbi familjen dhe shokët e tij.

5/268.

Komisioni në përbërje të: AbdulAziz ibën Baz, AbduRrezak Afifi, Abdullah ibën Ku’ud.

Përktheu: Lulzim Perçuku

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva