Kam dëgjuar se përveç xhehenemit të nxehtë ekziston edhe xhehenemi i ftoftë, a është e saktë kjo?

Përgjigjje: Kjo gjë ka ardhur në hadithe profetike se dënimi i xhehenemit është dy lloje: me të ftoftë dhe me të nxehtë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se xhehenemi është ankuar tek Allahu se pjesët e tij po e hanë njëra-tjetrën dhe Allahu ia ka dhënë atij dy frymëmarrje, një verës dhe një dimrit; i nxehti i madh që e gjeni verës është si pasojë e kësaj frymëmarrje, i ftohti i madh që e përjetoni dimrit është si pasojë e frymëmarrjes tjetër. Ky është argument se dënimi në xhehenem është edhe me të ftoftë edhe me të nxehtë.

? Ka ardhur në hadithe të tjera se banorët e zjarrit të xhehenemit, kur janë duke e përjetuar nxehtësinë e tij ikin tek ana tjetër e ftohtë e xhehenemit për t’u freskuar. E kur shkojnë aty, aq i madh është i ftohti i tij, saqë eshtrat e tyre thyhen. Edhe dënimi përmes të ftohtit është dënim shumë i madh.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit