Këshilla të dobishme 56

 

  • Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: “Përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset…” (El-Ahzab, 35) thotë: “Domethënë: e përmendin Allahun pas namazeve farze, në mëngjes e në mbrëmje, kur të shtrihen për të fjetur, kur të zgjohen nga gjumi dhe sa herë që dalin nga shtëpitë e tyre.” El-Edhkar, imam Neveviu, 10.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sa më shumë që njeriu tregohet mendjemadh ndaj adhurimit të Allahut, aq më shumë i bën shirk Atij.” El-Ubudijje, 114.

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kështu, Ne kemi dërguar tek ti (o Muhamed) shpirt me urdhrin Tonë.” Esh-Shura’, 52. Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Meshpirtinkihet për qëllim Kurani fisnik. Allahu e quajti shpirt ngaqë nëpërmjet shpirtit gjallërohet trupi. Ndërsa, me Kuranin gjallërohen zemrat, shpirtrat dhe dobitë e kësaj jete e të fesë, për shkak të mirave të shumta dhe dijes së madhe që e përmban” Tefsir Es-Si’dij, 672.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush e gjen prehjen në namaz, ai nuk i duket i rëndë e as i mundimshëm.” Uddetu Es-Sabirin, 84.

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) shkruan: “O vëllezër, dijeni se falja e suneteve të rregullta është gjë shumë e kërkuar në fe, ndërsa braktisja e tyre është gjë që urrehet. Kush vazhdon në mosfaljen e tyre, nuk konsiderohet si njeri i besueshëm te disa dijetarë dhe bën mëkat për këtë, ngaqë braktisja e vazhdueshme e tyre tregon për fenë e dobët të njeriut dhe shkujdesjen e tij.” El-Mulehhas El-Fikhij, 100)

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kurani është ilaçi i plotë kundër sëmundjeve të zemrës e të trupit dhe sëmundjeve të kësaj jete e të jetës tjetër.” Zad El-Me’ad, 4/352.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shikimi në haram shkakton prishjen e zemrës. Disa nga brezat e parë të muslimanëve thanë: “Shikimi në haram është shigjetë e helmuar që e godet zemrën.” Mexhmu’u El-Fetaua, 15/395.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush e ul shikimin nga gjërat e ndaluara, Allahu i Lartësuar ia zëvendëson me diçka më të mirë nga lloji i asaj vepre.” Igathetu El-Lehfan, 1/48)

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kushdo që është i mangët nga morali është i mangët edhe në fe, sepse përsosmëria e fesë arrihet nëpërmjet përsosmërisë së moralit.” Mekarim El-Ahlak, 52.

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Kjo botë nuk është shtëpi për muslimanin. Shtëpia e tij është vetëm Xheneti. Muslimani ka ardhur në këtë botë në mënyrë që të punojë për Xhenet.” Sherh El-Erbe’in, 285.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Allahu i Lartësuar thotë duke treguar për Iblisin: “Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.” (En-Nisa’, 120). Premtimi i djallit është ajo që depërton në zemrën e njeriut, p.sh.: “Do të jetosh gjatë!”, “Do t’i arrish kënaqësitë e kësaj bote!”, “Do t’ua kalosh kohanikëve të tu!”, “Do ta mundësh armikun tënd!”, “Kjo botë ndryshon; do të jetë për ty, ashtu siç ishte edhe për ata para teje!”, dhe kështu ia rrit shpresat.” Igathetu El-Lehfan, 1/185.

 

  • Aun ibn Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur t’i japësh lëmoshë të varfrit dhe ai të thotë: “Allahu të dhëntë bereqet!”, ti ktheja: “Allahu të dhëntë ty bereqet!”, në mënyrë që lëmosha jote të jetë sa më e sinqertë .” Hiljetu El-Evlija’, 4/253.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “T’ia qëllosh Sunetit në veprën tënde është më mirë sesa të veprosh shumë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “Ai (Allahu) i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë.” (El-Mulk, 2), dhe nuk tha: “se kush prej jush do të veprojë më shumë.” Sifetu Es-Salah, 170.

 

  • Hasen El-Basriu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “O njeri! Dita jote është mysafir i yti, andaj sillu mirë me të, sepse nëse sillesh mirë me të, ajo do të largohet duke të lavdëruar. E nëse sillesh keq me të, ajo do të largohet duke të qortuar. Kështu është edhe me natën tënde.” Edebu Ed-Dunja ue Ed-Din, El-Mauerdij.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Njeriu duhet të ketë kujdes vazhdimisht dhe të mos mbështetet në veten e tij. Ai duhet të frikohet nga devijimi e humbja dhe ta lusë Allahun e Lartësuar që ta bëjë të qëndrueshëm në të vërtetën dhe ta bëjë të vdes në të. Po ashtu, duhet ta falënderojë Allahun që ia ka dhënë mirësinë e udhëzimit, ndërkohë që shumë njerëz të tjerë i ka lënë në humbje.” Ahkam min El-Kuran El-Kerim, 1/178.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Ngrënia e tepërt nxitë lloje të ndryshme të së keqes. Ajo i nxitë gjymtyrët drejt kryerjes së mëkateve dhe i rëndon në kryerjen e veprave të mira; dhe mjaftojnë këto të dyja si gjë e keqe. Sa e sa mëkati është nxitur nga ngopja dhe ushqimi i tepërt dhe sa vepra e mirë është penguar prej tyre! Andaj, kush ruhet nga e keqja e stomakut të tij, ai është ruajtur nga një e keqe e madhe. Shejtani më së shumti e kontrollon njeriun, kur ky e mbush barkun plot me ushqim.” Bedai’u El-Feuaid, 2/821.

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu ka nevojë për dije fetare derisa të vdesë.” Mexhmu’u El-Fetaua, 6/71.

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse nuk kujdesemi për jetët tona duke vepruar punë të mira, do ta humbim edhe këtë botë edhe tjetrën.” Sherh El-Kafijetu Esh-Shafije, 4/380.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Njeriu më i dobët është ai që tregohet i dobët në lutjen drejtuar Allahut, ndërsa njeriu më koprrac është ai që tregohet koprrac në dhënien e selamit.” Es-Sahiha, 601 dhe Sahih El-Xhami’, 1044.

 

  • Ibn Kudameh (Allahu e mëshiroftë) e këshilloi një vëlla të tij besimtar: “Dije se ai që është në det mbi një dërrasë, nuk ka më shumë nevojë për Allahun e butësinë e Tij sesa ai që është në shtëpi midis familjes e pasurisë së vet. E kur ta realizosh këtë, atëherë mbështetu në Allahun, ashtu siç mbështetet ai që është duke u fundosur dhe i cili e di se askush tjetër përveç Tij s’do ta shpëtojë.” El-Uesijjetu El-Mubarakeh, 77.

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Mos u mashtro me veprat e tua të mira! Mirëpo, bëj vepra të mira dhe shpreso në Allahun që Ai të të bëjë prej të shpëtuarve!” Sherh El-Ha’ijjeh, 57.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Katër gjëra e sjellin riskun: namazi i natës, kërkimi i shpeshtë i faljes prej Allahut në kohën e syfyrit (pjesën e fundit të natës), lëmosha e shpeshtë dhe përmendja e Allahut në fillim dhe në fund të ditës.” Zad El-Me’ad, 4/37.

 

  • Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) u pyet: “Kur e shijon pushimin besimtari?” Ai tha: “Kur e vendos njërën këmbë në Xhenet.” Tabekat El-Hanabile, ibn Ebi Ja’la.

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush nuk beson në caktimin e Allahut, ai është zhveshur nga teuhidi dhe ka veshur xhyben e shirkut. Madje, nuk e ka besuar Allahun dhe nuk e ka njohur Atë.” Tarik El-Hixhratejn, 89.

 

  • Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush e ngrit veten më shumë se që vlen, Allahu i Lartësuar e shfaqë vlerën e tij të vërtetë.” Menakib Esh-Shafi’ij, 2/199.

 

  • Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sa herë që njerëzit largohen nga Allahu, nga i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe nga rruga e sahabëve, ata i afrohen shejtanit.” Mexhmu’u El-Fetaua, 35/117.

 

  • Ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Disa nga brezat e parë të besimtarëve thanë: “Kur të mbrohesh me Allahun nga shejtani i xhinëve, ai largohet. Mirëpo, shejtani nga mesi i njerëzve nuk ndalet derisa të të bëjë të mëkatosh.” Letaif El-Me’arif, 77)

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush mbështetet sinqerisht në Allahun për të arritur diçka, do ta arrijë atë.” Medarixh Es-Salikin, 2/114.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit