Lidhur me lutjen: “O Allah na ruaj nga brenga dhe…”

Lidhur me këtë lutje

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحَزَنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ، وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ، وَضَلَعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ.

“O Allah, na ruaj nga brenga dhe shqetësimi, nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, nga zhytja në borxhe dhe mundja e njerëzve!”

-Hemm – Brengosja për diçka të kaluar.

-Hazen – Shqetësimi e pikëllimi për atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Këto dy gjëra janë prej shkaqeve kryesore pse sot njerëzit kanë stres apo depresion dhe të tjera.

-Axhzi – paaftësia për të vepruar diçka edhe pse e ke dëshirën për të (mund të jetë sëmundja, apo të qenit invalid etj.).

-Kesel – përtacia për të kryer diçka të mirë edhe pse mundesh; kur nuk ke vullnet e iman që të nxitë.

-Bukhl – kur njeriu është dorështrënguar, e do shumë pasurinë, e lakmon atë dhe i vjen vështirë të japë për hir të Allahut, kjo është koprraci. E jo vetëm në pasuri, por nganjëherë koprrac edhe me pozitën që ka, apo me fuqinë e tij, apo me dijen që ka etj.

-Xhubn – frika, për shkak të saj nuk i kryen obligimet apo të preferuarat, nuk jep lëmoshë (se ka frikë varfërinë).

-Daleid dejn – zhytja në borxhe. Për besimtarin e sinqertë borxhi është një gjë shumë e rëndë. Borxhi e bën njeriun të gënjejë dhe personi është peng i borxhit të tij në ahiret (nuk hyn në xhenet derisa t’i shlyhet në jetën e kësaj bote).

-Galebetirr rrixhal – mposhtja e burrave, pra të mos jenë në pozitë më të lartë dhe ta nënçmojnë, nënshtrojnë e dominojnë.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim – Derset live.

Madhësia e tekstit