Bërja e lutjeve dhe ngritja e duarve

  • Bërja e lutjeve dhe ngritja e duarve

-Nuk ngritën duart aty ku nuk është transmetuar ngritja e tyre, ose aty ku është transmetuar se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nuk i ka ngritur ato.

-Aty ku nuk është përmendur se i ka ngritur duart apo jo, por është përmendur vetëm lutja, atëherë lejohet; e disa dijetarë thonë se nganjëherë është mirë të mos ngritën duart në mënyrë që të mos bëhet kjo traditë duke qenë se nuk është përmendur se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka bërë këtë traditë.

-Ngritja e duarve është prej pranimit të lutjeve. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtet Allahu është i turpshëm dhe bujar. Atij i vjen turp që kur robi i Tij i ngrit duart (me lutje) e Ai t’ia kthejë zbrazur (të mos i përgjigjet).”

-Ngritja e duarve me lutje pas çdo namazi farz apo namazeve në përgjithësi, kjo është bidat, ngase kurrë nuk është transmetuar se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem pas namazit i ka ngritur duart dhe është lutur. Nëse dikush këtë e bën zakon, ka rënë në bidat dhe kjo nuk lejohet. Porse, nganjëherë lejohet të lutemi pas namazit farz, pa e bërë këtë zakon. Më e mira është që (në këtë rast) lutja të bëhet para selamit në namaz.

-Ndërsa në kohën mes ezanit dhe ikametit nuk është transmetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ngritja e duarve apo mos ngritja e duarve, porse ai na ka nxitur të lutemi, atëherë në këtë rast ngritën duart, e disa dijetarë thonë se edhe në këtë rast nganjëherë është mirë të mos ngritën duart përderisa nuk është transmetuar diçka prej Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, por lutesh pa i ngritur duart.

-Ngritja e duarve është dhe shkak për përqendrim dhe përkushtim gjatë lutjes.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit