Noti dhe zhytja në ujë për agjëruesin

  • Post category:Agjerim
Noti dhe zhytja në ujë për agjëruesin

Pyetje: “Cili është vendimi i notit për agjëruesin?”

Përgjigje: “S’ka asgjë të keqe nëse agjëruesi zhytet në ujë apo noton në të, sepse kjo nuk është prej mufet-tirat (gjërave që e prishin agjërimin). Dhe se gjërat në esencën e tyre janë të lejuara, deri sa të vjen ndonjë argument që aludon në kerahet (se janë të urryera) apo të ndaluara, dhe për këtë çështje nuk ka argument të tillë. Disa prej dijetarëve e kanë urryer një gjë të tillë për agjëruesin, nga frika se mos depërton në brendësinë e tij uji pa e vërejtur fare”.

(Shejh Ibn Uthejmini në Fikhul-ibadat/191).

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku