Pas duas së istihares

• Pas duas së istihares:

-Në zemër ose do të gjesh dëshirë për ta kryer atë gjë ose mosdëshirë, andaj nëse sheh se zemra anon kah kryerja e asaj gjëje, atëherë dije se është më hajër për ty dhe mund ta ndërmarrësh atë gjë, ndërsa nëse sheh se zemra ndjen mosdëshirë dhe ftohtësi për ta kryer atë, atëherë mos e ndërmerr atë se kështu është më e dobishme.

-Vendosja e pengesave nga Allahu duke mos pasur mundësi ta realizosh atë dhe ndërmarrja e asaj gjëje është dëmshme për ty, ndërsa nëse nuk vendosen pengesa dhe e realizon atëherë ndërmarrja e asaj gjëje është më e dobishme. Pengesa në kuptimin e mosmundësisë së realizimit të asaj gjëje. Ndërsa, nëse janë pengesa të vogla nuk do të thotë se nuk bën ta ndërmarrësh atë gjë. Mirëpo, janë pengesa aq të mëdha, saqë të dëmtojnë, apo e pamundësojnë atë gjë, apo do të rezultojnë në diçka më të dëmshme.

-Nuk është kusht të shohësh ëndërr se ajo gjë është e mirë apo jo e mirë për ty. Disa njerëz kur ta bëjnë duan e istihares flenë dhe presin që t’u vijë ndonjë shenjë prej Allahut përmes ëndrrës. Megjithatë mund të ndodhë që Allahu dikujt t’ia japë përgjigjen përmes ëndrrës.

Duaja e istihares bëhet për një gjë kur nuk e di dhe kur je në dyshim se a është e mirë për ty apo jo. Nuk bëhet p.sh.:
-kur e di se djali/vajza me të cilën do të martohesh ka frikë Allahun, por nëse nuk e di se a e ka frikë Allahun atëherë e bën duan e istihares për këtë martesë me të,
-për të lexuar Kuran,
-për të falë namaz nafile etj.

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim – Derset live.

Madhësia e tekstit