Përdorimi i pikave për sy

Pyetje: “Si është vendimi për përdorimin e pikave të syrit gjatë ditës në Ramazan? A e prishin agjërimin apo jo?”

Përgjigje: “E vërteta rreth kësaj meseleje është se përdorimi i tyre nuk e prish agjërimin, edhe pse ka kundërthënie mes dijetarëve, ku disa prej tyre thanë: “Nëse shija e tyre arrin deri në fyt, atëherë e prishin”. E vërteta është se nuk e prishin, arriti në fyt shija e tyre, apo jo, sepse syri nuk është vend prej nga futet ushqimi. Mirëpo, nëse e zëvendëson atë ditë për t’u siguruar dhe për t’i ikur kundërthënieve mes dijetarëve, s’ka dert. Sido që të jetë, e vërteta është se nuk e prishin, qofshin ato pika në sy apo në vesh”.

(Shejh Ibn Baz- Mexhmu’u fetaua ue mekalat muteneuuiah).

Fetua për agjëruesin
Përktheu: Petrit Perçuku

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit