Sprovat janë pjesë e natyrës së njeriut

  • Sprovat janë pjesë e natyrës së njeriut. Njerëzit patjetër do të sprovohen me gjëra të ndryshme në këtë botë. Allahu thotë: “…përgëzoji të duruarit, 156. të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Bekare 155-156. Besimtarët janë të obliguar të mos ikin prej sprovave me të cilat goditen, porse t’i presin e të ballafaqohen me durim me to. Ne si krijesa jemi të Allahut dhe çdo gjë e jona është e Tij, si: shëndeti, e Ai nëse do na merr shëndetin apo një pjesë të tij. Është gjë e preferuar që gjithmonë në sprova të thuhet kjo fjalë. Allahu nuk vepron pa urtësi. Nëse Ai ka caktuar për neve një sprovë, atëherë aty ka dobi, Ai nuk vepron pa qenë ajo gjë e dobishme për neve, edhe nëse në sytë tanë është e keqe, e padëshiruar. Në sprovat me të cilat goditemi ka urtësi, dobi e mirësi. Nëse Allahu ka caktuar për ne të jetojmë, atëherë ajo sprovë patjetër do të largohet ose do të lehtësohet; vështirësia e saj nuk do të zgjasë përgjithmonë. Mirëpo, Ai e sprovon njeriun për një kohë se sa është i durueshëm, si do ta kalojë atë sprovë, a do të ketë mendim të mirë për Të etj. Ai dëshiron që përmes kësaj sprove ta bëjë më të mirë, me besim më të fuqishëm. Besimtari është më i mirë pas sprovës sesa para saj, tashmë besimi i tij shkëlqen më shumë, ndërsa dyfytyrëshi ose ai me besim të dobët bëhet më i keq pas sprovës, i zbulohen të metat e defektet që ka. Allahu nganjëherë e zgjatë sprovën për ta bërë më të mirë njeriun. Përveç faktit se me sprovën na shlyhen mëkatet, po ashtu do të na forcojë, do të bëjë ta kujtojmë Allahun, të kthehemi tek Ai, dhe kjo është e dobishme për njeriun. Vështirësia e sprovës siç thamë nuk zgjatë përgjithmonë. Pas një kohe vjen lehtësimi. Ai duhet të kthehet tek Allahu me lutje të sinqerta, t’i mbështetet Atij dhe të veprojë shkaqet (e dobishme).

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit