Tiparet e muezinit

Tiparet e muezinit

  • Të ketë zë, të jetë i besueshëm dhe të ketë njohuri rreth hyrjes së kohës së namazit.
  • Sipas argumenteve, është gjë e preferuar (mustehab) të ketë zë. Kjo ka disa kuptime: zë i lartë/fortë, zë i bukur, performancë të mirë. Zmadhuesit e zërit, përforcuesit, që përdoren sot, janë një nimet/mirësi ngase e shtojnë/rrisin zërin e muezinit, dhe nuk ka ndalesë në përdorimin e tyre (ndërsa efekti apo jehona që e përsërit zërin nuk është e ligjshme).
  • Të jetë i besueshëm, kjo është obligative ngase besnikëria është një prej dy shtyllave kryesore që duhet pas parasysh kur ngarkojmë dikë me një detyrë (1. Besnikëria, 2. Mundësia/forca). Të jetë i besueshëm d.m.th.: besnik ndaj kohës së namazit, e thirrë ezanin me kohë, besnik ndaj nderit të njerëzve.
  • Të ketë dije/njohuri rreth kohës së namazit: nuk është kusht që vetë të ketë dije rreth kohës së namazit (ndonëse kjo do të ishte më e mira), ose qëllimi është të pasojë dikë të besueshëm në këtë.
  • Nëse dy muezinë nuk pajtohen mes vete (shtyhen) se cili të thërrasë ezanin, atëherë përparësinë e ka ai që është më i miri rreth ezanit (kjo në atë xhami ku nuk ka muezin të caktuar): sa i përket bukurisë së zërit, performancës, besnikërisë dhe dijes rreth kohës së namazit. Nga kjo përjashtohet çështja se cili di Kuran më shumë përmendësh. Nëse janë të barabartë, atëherë ka përparësi ai që është më i mirë në fe dhe në mendjen e tij (ka devotshmëri dhe di të menaxhojë gjërat më mirë, qofshin personale apo se si të sillet me njerëzit kur e lëndojnë). Duhet dhënë përparësi gjithashtu atij që ka më shumë dije fetare. Nëse prapë janë të barabartë atëherë i jepet përparësi atij që përzgjedhin fqinjët, banorët e lagjes (shumica). Nëse as kjo (pra janë të barabartë) atëherë hedhin short.

    Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit