Forma e thirrjes së ezanit

Forma e thirrjes së ezanit

  • Çdo formë e ardhur në sunet lejohet të veprohet. Madje, kërkohet dhe pëlqehet që nganjëherë të thirret ezani e ikameti me një formë e nganjëherë me një formë tjetër. Me kusht që të mos shkaktohet konfuzion e përçarje në mesin e xhematit.
  • Të thirret prej një vendi të lartë (në këtë mënyrë zëri shkon më larg dhe dëgjohet më shumë). Prej kësaj përfitohet dobia e thirrjes së ezanit me altoparlantë e cila kërkohet fetarisht (ngase e përçojnë zërin më larg).
  • Është sunet që ezani dhe ikameti të thirren në këmbë (jo ulur).
  • Të thirret duke qenë i drejtuar kah Kibla. Edhe kjo është prej sunetit.
  • Muezini të vendose dy gishtat (tregues) në veshët e tij gjatë thirrjes së ezanit. Nuk duhet të sillet rreth minares, mirëpo kur thotë Hajaales saleh duhet të kthehet djathtas dhe kur thotë Hajalel feleh duket të kthehet majtas (për t’ua përcjellë ezanin njerëzve, e nëse thirret me altoparlantë atëherë ky kthim nuk është i nevojshëm). Vendosja e gishtave në vesh ka dy dobi: 1. Bën që zëri i muezinit të jetë më i fortë, 2. Bën që ta shohin ata që janë më larg e që nuk e dëgjojnë. Dobia e parë vazhdon ende, ndërsa e dyta jo (përveç kur thirret pa zmadhues).
  • Ai që e thirr ezanin e thirr edhe ikametin. Bilali e kishte detyrë të thërriste ezanin e po ashtu e ka marr përsipër edhe ikametin. Mirëpo muezini e thirr ikametin me lejen e imamit. E thirr ikametin po aty ku e ka thirr ezanin (në atë vend).

    Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit