1. Thënie nga dr. Ahmet Hoxha

• Janë 1000 argumente të përgjithshme në Kuran dhe sunet që tregojnë se Allahu i Madhërishëm është i ngritur mbi lartësi.

• Homoseksualizmi është prej gjërave që e shkatërrojnë plotësisht shoqërinë, i rrëzon parimet në shoqëri dhe e rrëzon institucionin kryesor të shoqërisë që është familja. Si mund të paramendohet që dikush të ketë familja përmes homoseksualizmit?! Ata edhe nëse duan të kenë familja, e adaptojnë ndonjë fëmijë, i cili bëhet i çoroditur më vonë duke u rritur në një familje të tillë, që nuk dihet se cili është babai e cila nëna.

• Nëse do ia kishte detyruar Allahu njeriut të qenit homoseksual (duke qenë i tillë i lindur), nuk do ta kishte dënuar popullin e Lutit, mirëpo ata vetë e kanë zgjedhur atë rrugë.

• Nëse arrin marrëveshje me ndokënd dhe pajtohesh me të, atëherë duhet ta përmbushësh. Secili nëpunës, posaçërisht nëse punon në punë të shtetit, ka një amanet në supe. Nëse nuk ka mëkat në të, duhet t’i përmbahet asaj. Por, nëse ka në të diçka të ndaluar (haram), njeriu nuk duhet t’i përmbahet asaj marrëveshje.

• Nëse njeriu i bindet vetëm Allahut, Ai do bëjë që t’i binden njerëzit e tjerë. Nëse ai braktisë diçka (të ndaluar e të keqe) veç për hir të Tij, Ai bën që njerëzit ta duan atë. E nëse vepron diçka për hatër të njerëzve (kundër Allahut), Ai do ta urrejë atë dhe do bëjë ta urrejnë të tjerët.

• Ushqimet që bëhen për festën pagane të Shën Gjergjit nuk lejohen të hahet. Njeriu duhet t’i ndalojë familjarët e tij në përgatitjen e ushqimeve posaçërisht për këtë festë. Myslimani nuk duhet ta veçojë me asgjë këtë festë pagane. Myslimani nuk lejohet ta veçojë as ditën dhe as natën e xhuma me ndonjë adhurim të veçantë apo me diçka (që nuk e ka lejuar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem), edhe pse e xhumaja është festë javore e myslimanëve, e aq më tepër ta veçojë festën e Shën Gjergjit.

• Vetë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka veçuar xhuman me këndimin e sures Kehf dhe ka thënë se kush e këndon atë në këtë ditë, i bëhen dritë veprat të cilat i ka vepruar javën e kaluar. Por, nëse besimtari për çdo natë të xhumasë i fal nga 20 apo 30 rekate, apo ditën e xhumah i fal 50 rekate, atëherë ky është bidat/risi që e ka ndaluar ai salAllahu alejhi ue selem.

• Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë për këndimin e sures Mulk dhe sures Sexhde se ai që i këndon çdo natë, do të jenë shkak ta shpëtojnë atë prej dënimit të varrit. Të dy këto sure i kanë nga 30 ajete. Nëse dëshiron i lexon të dyja ato, apo herë njërën e herë tjetrën.

• Për frikën natyrale që ka njeriu, nuk dënohet për të. Shembull: ka frikë nga luani, apo qeni, apo gjarpri, apo prej zullumqarit, prej njerëzve etj. Kjo frikë është e arsyetuar derisa nuk e ndalon prej një obligimi që ia ka bërë obligim Allahu, p.sh.: frikësohet prej zullumqarit dhe si pasojë nuk e fal namazin, apo nuk agjëron etj. Kjo frikë nuk është e arsyetuar tek Allahu dhe nëse e vepron këtë gjë njeriu nuk është i arsyetuar tek Ai; apo rasti: frikësohet prej luanit dhe e braktisë namazin duke bërë kështu mëkat tek Allahu.

• Nëse njeriu ka frikë nga tyrbet apo teqetë, kjo mund ta shpie atë në shirk (idhujtari). Kjo frikë i ngjan frikës së idhujtarëve të cilët kishin frikë nga vendet e kota të tyre. Pra, nëse njeriu ka frikë nga tyrbet apo nga ai që është i varrosur aty se mund t’i bëjë dëm, atëherë ai i bën shirk Allahut.

• Ndalohet ulja mbi varr, ngjyrosja e tij, shkrimi mbi të. Këto Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka ndaluar. Varrosja e të vdekurit me sënduk është përngjasim me jobesimtarët.

• Ta kenë thellësinë e varrit ndryshe meshkujt e ndryshe femrat nuk ka bazë në Kuran e sunet. Varri hapet aq sa të sigurohet që s’mund ta hapin kafshët e egra. Varri nuk bën të jetë më gjatë se një pëllëmbë. Nuk lejohet të vihen lule mbi varr.

• Shejkh Albani rahimehullah ka lënë testament që kur të varroset, të varroset ashtu siç është suneti i Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Kur Shejkh Uthejmin rahimehullah ka dëgjuar se si është varrosur ai, ka thënë: “Ai e ka ngjallur sunetin duke qenë i gjallë dhe duke qenë i vdekur.”

• Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, për atë që vë hajmali, ka thënë që Allahu mos ia plotësoftë qëllimin për të cilin e ka vënë atë.

• Ne njerëzit nuk lejohet që Allahun ta paramendojmë dhe krahasojmë me krijesat e Tij (Ai është i Pastër nga çdo e metë). Shpërblimi më i madh në ahiret është Shikimi në Allahun e Madhërishëm.

• Murxhitë nuk i konsiderojnë veprat si pjesë të besimit/imanit. Ai është grup prej myslimanëve të devijuar. Sipas tyre, ai që thotë “La ilahe ilAllah” e ka besimin e plotë, edhe nëse falet apo jo, agjëron apo jo, bën imoralitet apo jo, besimi i tij është i njëjtë si besimi i Ebu Bekrit apo i Uthmanit radijAllahu anhuma. E dijetarët kanë thënë që të mos bëhet besimtari sikurse murxhiat “lojtar me fenë e vet”. Kështu sepse kur njeriu është murxhi dhe nuk i konsideron veprat si pjesë të besimit, atëherë ai do luajë me fenë e vet dhe nuk do ia ndien për të, kështu sot falet e nesër jo, sot është i mirë nesër i keq, sot gënjen e nesër jo, duke luajtur kështu me fe. Ai nuk i konsideron veprat si pjesë të besimit dhe nuk përpiqet t’i shtojë ato. Andaj, ky është qëllimi i fjalës “lojtar me fenë e Allahut”.

• Termin “Vehabizëm” e kanë shpikur armiqtë e Islamit, përmes të cilit përpiqen t’i etiketojnë myslimanët e kapur për fenë e Allahut. Baza e këtij emërtimi, është prej emrit të dijetarit të madh Muhamed AbdulUehab rahimehullah, i cili ka jetuar para tre shekujve.

El Uehab është prej Emrave të Allahut. E AbdulUehab do të thotë: robi i Uehabit. Uehab do të thotë: Ai që dhuron shumë. E Allahu është Ai që dhuron shumë. Ai neve na ka dhuruar Islamin, me Islamin na ka dhuruar Muhamedin salAllahu alejhi ue selem, Pejgamberin tonë, na ka dhuruar mirësitë e kësaj bote, mendjen, trupin etj. Të gjitha këto janë dhurata prej Allahut.

Ky dijetar i madh ka jetuar në një kohë kur myslimanët kanë qenë shumë të prapambetur dhe e kanë lënë Islamin pas shpine. E sidomos kjo ka ndodhur në Gadishullin Arabik, ku njerëzit janë kapur pas adhurimit ndaj varreve, tyrbeve, teqeve, kanë ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut, kanë vepruar shirk siç kanë vepruar idhujtarët e kohës së Muhamedit salAllahu alejhi ue selem. Ky dijetar është përpjekur që t’i kthejë muslimanët në fenë e vërtetë (duke u larguar nga këto devijime).

Disa nga armiqtë e Islamit nuk kanë gjetur asgjë ku të kapen dhe e quajtën atë lëvizja vehabiste. Disa nga ta kanë thënë se këta (vehabistët) i nxjerrin nga feja myslimanët të cilët nuk e kanë mendimin sikurse ata. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse ky dijetar ka qenë më së largu nga nxjerrja e të tjerëve prej fesë (duke i shpallur jobesimtarë) kur nuk e meritojnë.

Një grup tjetër i ka quajtur spiunë të Anglisë dhe punëtorë të Perandorisë angleze në atë kohë. As kjo nuk është e vërtetë sepse Anglia ka fenë e saj dhe lufton për të e nuk lufton pro Islamit.

Dijetari Muhamed ibn AbdulUehab nuk është asgjë tjetër përveçse pasues i Muhamedit salAllahu alejhi ue selem dhe i shokëve të tij, duke u përpjekur ta pastrojë Islamin dhe ta kthejë atë ashtu siç është. Dhe ka pasur sukses të madh në këtë rrugë. Edhe në vendet tona ne i shijojmë frytet e veprës së mirë të këtij dijetari dhe të dijetarëve të tjerë të mëdhenj. Ai dhe ka qenë nxënës i mësimeve të dijetarëve të mëdhenj, si: Ibn Tejmije, Ibn Kajjim etj.

• Thënia “SadakAll-llahul adhim” është bidat/risi në fe. Edhe pse domethënia e saj është e vërtetë, që do të thotë: Të vërtetën e ka thënë Allahu. Mirëpo, ta thuash atë sa herë të këndosh Kuran në fund të ajetit, është bidat, sepse nuk e ka vepruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e as shokët e tij.

• Nuk lejohet që një femër të mësojë Kuran te një mësues (hoxhë), edhe nëse ajo është me një femër tjetër, sidomos kur ka femra të cilat i mësojnë motrat tjera të lexojnë Kuran. Pse të shkojë te një mashkull kur mund të shkojë te një mësuese femër?! Por, nëse në një vend nuk ka femër që u mëson të tjerave Kuran dhe një motër mundohet t’i bëjë të gjitha mundësitë për ta gjetur dhe nuk ia arrin assesi, atëherë mëson te një mësues që është plak, dhe jo të vetmohet me të, por duke qëndruar me një grup të femrave. Mashkulli lejohet t’i mësojë femrat nëse këtë e bën pas perdes, e jo drejtpërdrejtë. Kështu sepse kur qëndrojnë bashkë meshkuj e femra bëhet fitne e madhe dhe sprovë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë se nuk i kam lënë umetit tim fitne më të madhe sesa femrat.

• Veç pse dikush e thotë thënien “SadakAll-llahul adhim” kur këndon Kuran pas ajeteve, nuk mund të bëhet bidatgji. Por ai duhet këshilluar dhe duhet t’i tregohet se ky veprim nuk është prej sunetit (është bidat në fe).

• Nëse sheh disa myslimanë se veprimet e tyre janë në pajtim me veprimet e Muhamedit salAllahu alejhi ue selem dhe të shokëve të tij, duke e kuptuar Islamin siç e kanë kuptuar ata, atëherë dije se ai grup është i vërteti. E nëse është e kundërta, atëherë dije se ai grup nuk është në rrugën e drejtë.

• Emërtimi “selefi” do të thotë: i kapur pas rrugës së selefit, Muhamedit salAllahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij. Ky emër ka bazë nga suneti dhe nga thëniet e dijetarëve më herët. Imam Dhehebiu që ka jetuar në shekullin e tetë sipas hixhretit, kur i ka lavdëruar disa prej dijetarëve, ka thënë: “Dhe ka qenë selefi” (pasues i rrugës së Muhamedit salAllahu alejhi ue selem sipas të kuptuarit të shokëve të tij). Shejkh Albani shpesh e ka përmendur këtë term dhe ka thënë se myslimanët duhet ta quajnë veten selefi që të dallohen nga grupet të cilët me veprimet e tyre nuk janë pasues të rrugës së Profetit salAllahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij.

• Dijetarët e sunetit kanë thënë se veprat e mira janë prej besimit.

• As femra dhe as mashkulli nuk është mirë të falet me trenerka (tuta) sepse ato janë veshje e ngushtë të cilat e vizatojnë trupin. Duhet ditur para kujt po del myslimani dhe muslimanja. Po del para Allahut, i Cili i ka krijuar tokën dhe qiejt. Kur del njeriu para një njeriut të madh të kësaj bote, do rregullohet siç është më së miri. E para Allahut si të dalë me tuta (të falë namaz) apo me pizhame? Myslimani duhet t’ia di vlerën Allahut, Zotit të vet. Përpara se njeriu të ketë edukatë me njerëzit, duhet të ketë edukatë me Allahun.

• Tregimet (e vërteta) janë të lejuara në Islam, mirëpo s’bën të jenë bazë dhe gjë kryesore me të cilën flasim (i thërrasim të tjerët). Baza jonë është Kurani dhe suneti dhe veprimet e sahabëve. Nëse na vije ndonjë tregim (apo ngjarje) e cila e shton besimin, s’ka gjë të keqe nëse tregohet, por jo të bëhen esencë të ndejave, mësimeve dhe davetit tonë. Duhet pasur kujdes sepse ka shumë tregime që janë të rrejshme, të pavërtetë. Nëse tregohen duhet të jenë tregime të vërteta.

• Të njoftohet/shoqërohet femra me një mashkull, e pastaj t’u tregojë prindërve, kjo është prej mosedukatës. A ka më turp që një djalë me mjekër të qëndrojë apo të flasë me ndonjë femër që nuk e ka të lejuar këtë?! I tilli i bën dëm vetës dhe reputacionit të myslimanëve. Duhet frikësuar Allahut dhe ta vënë Atë para çdo gjëje. Sahabët janë martuar më mesitni e jo me ecje vërdallë andej e këtej.

• Njeriu duhet ta dijë se do dalë para Allahut. Të mos i merr parasysh presionet prej njerëzve. Ato vijnë sigurisht. Njerëzit mund të të thonë, si: pse e ke lëshuar mjekrën, pse e ke vënë shaminë, pse i ke shkurtuar pantallonat etj. Mirëpo, njeriu para të gjithave, duhet ta vendosë të parën fenë e Allahut.

• Serialet janë elementë perfekt për t’ia prishur njerëzve moralin dhe mendjen. Njeriu s’përfiton asgjë nga to. Nga to veçse i prishet mendja sepse nuk mëson asgjë, as edukatë, përkundrazi kanë intriga, mashtrime, dredhi etj. Shembull: vendet si Brazili, Meksika, të Amerikës latine (me ç’rast në vendet tona shfaqen serialet e tyre) janë të njohura për imoralitet. E prej atje larg prishet morali i njerëzve këtu përmes serialeve që shfaqen!

• Nëse angazhohesh që çdo ditë të lexosh Kuran (apo libra të tjerë), nuk do kesh kohë të shikosh kotësi nga TV.

• Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë se zinaqarja (lavirja) është ajo që e marton veten. Qëllimi është: ik nga shtëpia e martohet.

Transkriptoi dhe redaktoi: Albiona Olluri,
Shkëputur nga derset e tij.

SHKARKO PDF: 1-thenie-nga-dr-ahmet-hoxha

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit