Shkaqet e humbjes së kohës

Shkaqet e humbjes së kohës

Tani do të përmendim disa shkaqe që dërgojnë në humbjen e kohës, si:

Mosdija rreth vlerës së kohës. Kur nuk ia di vlerën kohës, atëherë do ta humbasësh kot dhe nuk do të dish se si të përfitosh nga ajo.

Dembelia. Ajo është sëmundje e rrezikshme e cila arrin të vrasë çdo ide përparimtare dhe të shkatërrojë çdo vepër frytdhënëse.

Mos përqendrimi. Nëse personi i cili është shpërqendruar do të ishte vigjilent, do të arrinte të shfrytëzonte kohën në adhurime ndaj Allahut.

Mos pasja e një objektivi të caktuar. Synimi më i lartë për të cilin çdo musliman duhet të përpiqet ta realizojë, është arritja e kënaqësisë së Allahut dhe arritja e Xhenetit.

Keqmenaxhimi i kohës, kur nuk fillon me gjërat më të rëndësishme e pastaj me të tjerat, p.sh.: mëson sunetet para farzeve, përsos degët e fesë para bazave të fesë etj. Kjo gjë dërgon në humbjen e shumtë të kohës, derisa të mësosh se cila është më e rëndësishmja (me të cilën duhet të fillohet).

Shkujdesja. Nga veçoritë e njerëzve të shkujdesur, është shkujdesja ndaj kohës dhe rëndësisë së saj dhe mos shfrytëzimi i saj atë në adhurime dhe gjëra të dobishme.

Shoqërimi me njerëz që e kalojnë kohën kot. Nëse shoqërohesh me ta, do të ndikohesh dhe do të bëhesh sikur ata.

Lidhja e zemrës me këtë jetë. Nëse e do këtë jetë dhe zhytesh në të, do të harrosh përgatitjen për jetën tjetër dhe shfrytëzimin e çasteve në adhurim ndaj Allahut.

Shpresa për një jetë të gjatë, duke u bërë pengesë mes teje dhe adhurimit ndaj Allahut, në kuptimin që shpreson se do të jetosh gjatë dhe e lë më vonë angazhimin me adhurime dhe pendimin për mëkatet.

Zvarritja e veprave të mira dhe pendimit, duke i shtyrë për më vonë. Kjo është një nga shkaqet kryesore që njeriu të humbasë kohën e tij. Ka mundësi që tërë jetën ta kalojë pa bërë vepra të mira dhe pa u penduar, ngase thotë: “Kam kohë! Më vonë, më vonë”

Teprimi në disa gjëra, si: në ushqim, në të folur, në gjumë, në qëndrim  gjatë natës etj. Teprimi në këto gjëra është nga shkaqet e humbjes së shumtë të kohës.

Pasimi i tekave dhe dëshirave. Kjo dërgon te çdo e keqe në këtë botë dhe te shkatërrimi në botën tjetër.

Koha e lirë e pashfrytëzuar në gjëra të dobishme. Nëse nuk shfrytëzon këtë dhunti e mirësi të Allahut, atëherë kjo kthehet në ndëshkim për ty.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku
🎙Transkriptim

Madhësia e tekstit