22. Këshilla të dobishme

Fotoja
  • Ibn Hibbani (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Njeriu i mençur shoqërohet vetëm me njerëz të mirë dhe largohet nga shoqërimi i të këqijve, sepse dashuria e të mirëve lidhet shpejt, e shkëputet ngadalë. Ndërsa, dashuria e të këqijve shkëputet shpejt, e lidhet ngadalë.” (Raudatu El-U’kala’, 99).

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Sëmundjet e zemrës janë më të rënda sesa ato të trupit, sepse sëmundjet trupore më së shumti çfarë mund të bëjnë është ta çojnë të sëmurin drejt vdekjes. Ndërkaq, sëmundja e zemrës e çon të sëmurin drejt mjerimit të përhershëm. Dhe s’ka shërim nga ky lloj i sëmundjes, veçse nëpërmjet dijes fetare. Pra, dija fetare është sikur uji për peshkun; nëse ai del jashtë ujit, vdes.” (Miftah Dar Es-Se’adeh, 140).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “O vëllai im! Shpeshtoji salavatet për të Dërguarin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që të të shtohet besimi dhe të lehtësohen çështjet!” (Sherh Rijad Es-Salihin, 5/471).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur njeriu thotë sinqerisht la ilahe il-lAllah, asaj (fjalës) i hapen dyert e qiellit derisa arrin tek Arshi (froni i Allahut), mirëpo kjo nëse ai i largohet mëkateve të mëdha.” (Sahih Et-Tergib, 2/238).

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush lahet në ditën e xhumah për shkak të xhunubllëkut, kjo i mjafton dhe nuk ka nevojë të lahet edhe për xhuma. Mirëpo, më mirë është të bëjë nijet të dyja larjet dhe t’i bashkojë ato në një larje.” (Mexhmu’u El-Fetaua, 10/172).

 

  • Zejd ibn Eslem (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “O bir i Ademit! Ki frikë Allahun, do të të duan njerëzit përkundër dëshirës së tyre!” (Musned El-Muvetta’, ibn Xheuherij, 309).

 

  • Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Shoqëria ka nevojë për grua të devotshme, e cila kujdeset për motrat e saj muslimane, në mënyrë që të mos i rrëmbejnë thirrësit drejt prishjes.” (El-Intisar li hukuk El-Mu’minat, 6).

 

  • Imam Fudajl ibn Ijad (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Allahu i shpalli njërit prej profetëve: “Nëse bën mëkat ai që më njeh Mua, do t’ia hedh në qafë atë që nuk më njeh.” (El-Ukuba’t, ibn Ebi Ed-Dunja, 33).

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Ne nuk e braktisim sqarimin e të vërtetës, edhe pse shumica e njerëzve nuk e pranojnë atë.” (Da’uetu Et-Teuhid, 19).

 

  • Mehri (Prika) e Ummu Sulejmit (radijAllahu anha)

Enesi (radijAllahu anhu) tregon: “Ebu Talha (gjersa ishte pagan) e kërkoi dorën e Ummu Sulejmit (radijAllahu anha). Ajo i tha: “O Ebu Talha! A nuk e di se zoti që ti e adhuron është një copë druri që ka dalë nga toka, e pastaj e ka gdhendur një etiopas nga filan fisi?!”Gjithsesi“- tha ai. “A nuk të vjen turp të adhurosh një copë druri që ka dal nga toka dhe të cilën e ka gdhendur një etiopas nga filan fisi?” Ai tha: “Më jep kohë të mendohem.” U largua dhe pastaj erdhi dhe tha: “Dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij!” Thabiti thotë: “Njerëzit kurrë nuk kishin dëgjuar për një mehr më të vlefshëm sesa ai i Ummu Sulejmit (radijAllahu anha). Mehri i saj ishte Islami.” (Sifetu Es-Safue, 2/427) .

 

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kur brezat e parë të muslimanëve donin të këshillon dikë, këtë e bënin fshehtas.” (Xhamiu El-Ulum, 1/236).

 

  • Mutarrif ibn Abdullah (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Fitnet nuk vijnë për t’i udhëzuar njerëzit, por për ta larguar besimtarin nga feja e tij.” (Hiljetu El-Evlija’, 2/204).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Shembulli i besimtarit është sikur shembulli i bletës; ajo ha vetëm të mira dhe jep vetëm të mira.” (Sahih El-Xhami’, 5847).

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Ushqimi më i mirë është ushqimi i besimit dhe ilaçi më i mirë është ilaçi i Kuranit; dhe në secilin prej tyre ka ushqim (për shpirt) dhe ilaç.” (Igathetu El-Lehfan, 1/70).

 

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Amra, gruaja e Habib El-Axhmit, e zgjonte atë natën dhe i thoshte: “O njeri! Çohu (për t’u falur), sepse nata shkoi! Ti përpara ke rrugë të gjatë dhe me vete ke pajisje të pakët; karvanët e njerëzve të mirë na e kaluan, kurse ne mbetëm mbrapa.” (Sifetu Es-Safue, 4/35).

 

  • Këshillë drejtuar atij që nuk ka bereqet në kohë

Njëri nga brezat e parë të muslimanëve tha: “Sa  herë që e shtoja leximin e Kuranit, më shtohej edhe bereqeti në kohë. Unë vazhdoja ta shtoj leximin e tij, derisa tani lexoj dhjetë xhuze (200 faqe) në ditë.”

 

Ibrahim ibn AbdulUahid El-Makdesij (Allahu e mëshiroftë) e këshilloi nxënësin e tij Ed-Dija El-Makdesij, kur ky dëshiroi të nisej për kërkimin e dijes: “Shpeshtoje leximin e Kuranit dhe kurrë mos e lë atë, sepse ajo çfarë je duke e kërkuar të lehtësohet në varësi të sasisë së Kuranit që e lexon.” Ed-Dija’ tregon: “Këtë (që ma tha ai) e kam vërejtur dhe provuar shumë herë. Sa herë që e shpeshtoja leximin e Kuranit, më lehtësohej dëgjimi dhe shkrimi i shumë haditheve. E nëse nuk lexoja, nuk më lehtësohej.” (Dhejl Tabekat El-Hanabile, ibn Rexheb, 3/205).

 

 

  • Hyrja në namaz gjatë pranisë së ushqimit të shijshëm apo duke e duruar urinën dhe nevojën e madhe

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “S’ka namaz gjatë pranisë së ushqimit dhe as duke i duruar dy nevojat.” (Muslimi). Po ashtu thotë: “Kur të shtrohet darka dhe të fillojë namazi,  nisjani me ushqim para se të faleni!” (Muttefekun alejhi). Shejh Sulejman Er-Ruhajlij (Allahu e ruajttë) shpjegon: “Në këtë rast i jepet përparësi ushqimit, edhe nëse i ikën namazi me xhemat. Mirëpo kjo kufizohet me disa kushte:

  1. që shtruarja e ushqimit të mos bëhet qëllimisht në atë kohë.
  2. që njeriu te jetë i uritur.
  3. që ushqimi të jetë prej llojeve të tij të preferuara.”

 

  • Durimi i urinës (po ashtu edhe i nevojës së madhe) është dy llojesh:
  1. I lehtë, gjatë të cilit njeriu e di se çfarë është duke bërë në namaz. Është e urryer për njeriun që të falet në këtë gjendje.
  2. E rëndë, që e shpërqendron njeriun aq shumë, saqë nuk e di se çfarë është duke falur. Është e ndaluar (haram) për të që të falet në këtë gjendje.” (Sherh Adab El-Meshj ila Es-Salah, mësimi i shtatë).

 

  • Një njeri i tha Ibrahim Ed’hemit (Allahu e mëshiroftë): “Nuk po mundem të çohem për namaz të natës, andaj ma përshkruaj ilaçin?” Ai i tha: “Mos i bëj Atij (Allahut) mëkat gjatë ditës, ta mundëson të qëndrosh para Tij gjatë natës. Qëndrimi para Tij gjatë natës është prej ndereve më të mëdha dhe mëkatari nuk e meriton atë nderë.” (El-Ihja’, 1/484).

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Njëri prej brezave të parë të muslimanëve tha: “Kur Iblisi takohet me ushtritë e tij dhe bisedojnë, asgjë nuk i gëzon më shumë sesa tri gjëra:
  1. Besimtari që ka vrarë një besimtar tjetër.
  2. Njeriu që vdes në kufër (mosbesim).
  3. Zemra e cila frikohet nga varfëria.” (Tarik El-Hixhratejn, 1/33).

 

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva