24. Këshilla të dobishme

 

  • Xhafer ibn Muhamed (Allahu e mëshiroftë) thotë: “S’ka përgatitje më të vlefshme për botën tjetër sesa frika ndaj Allahut. S’ka gjë më të mirë sesa heshtja. S’ka armik më të dëmshëm se injoranca. S’ka sëmundje më të rëndë se gënjeshtra.” (Sijer A’lam En-Nubela, 6/239).

 

  • Imam Fudajl ibn Ijad (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Vërtetë, Allahu posedon robër, përmes të cilëve ngjallen vendet. Ata janë pasuesit e Sunetit.” (El-Ibane Es-Sugra’, 188).

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Feja sillet rreth tri bazave:
  1. Besimi në fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem),
  2. Zbatimi i urdhrave të tyre,
  3. Largimi nga gjërat që i kanë ndaluar.” (El-Kaul Es-Sedid, 141).

 

  • Nga Enes ibn Maliku (radijAllahu anhu) përcillet të ketë thënë: “I Dërguari i Allahu (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) kaloi pranë një peme të cilës i ishin tharë gjethet. Pasi e goditi atë me shkopin e tij dhe gjethet u shkundën, tha: “Vërtetë, fjalët:

– elhamdulil-lah (lavdia dhe falënderimi janë për Allahun),

– subhanAllah (i pastër nga çdo metë është Ai),

– la ilahe il-lAllah (s’ka të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij) dhe

– Allahu ekber (Allahu është më i madhi), i shkundin mëkatet e njeriut, ashtu siç ranë gjethet e kësaj peme.” (Sahih El-Xhami’, 1601).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: “A dëshironi diçka më shumë?” Ata thonë: “A nuk na i zbardhe fytyrat, a nuk na fute në Xhenet, a nuk na shpëtove nga zjarri?” I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: “Në atë moment largohet pengesa dhe atyre nuk iu është dhënë diçka më e dashur për ta sesa shikimi në Zotin e tyre të Madhërishëm.” (Muslimi).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dije se nëse Allahu t’i fal mëkatet, t’i çel dyert e njohurive dhe zemra të hapet me besim, sepse mëkatet janë ato që shkaktojnë ngushtim në zemër dhe shpërqendrim të mendjes.” (Tefsiru Sureti Sebe’, 50).

 

  • Talk ibn Habibi (Allahu e mëshiroftë) e puthte nënën e tij në kokë dhe nga respekti i madh që e kishte për të nuk ecte në katin e sipërm nëse ajo ishte poshtë. (Birru El-Ualidejn, Et-Tartushij, 78).

 

  • Erdhi një njeri tek i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, unë kam bërë një mëkat shumë të madh. Andaj, a ka pendim për mua?” I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha: “A ke nënë?” Jo” ia ktheu ai. “A ke teze?” “Po” – u përgjigj ai. I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha: “Atëherë shko sillu mirë ndaj saj dhe kujdesu për të!” (Sahih Et-Tergib, 2504).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u pyet për mëkatet e mëdha dhe tha:

-“T’i bësh shok Allahut (shirku),

– sjellja e keqe me prindërit,

– mbytja e njeriut dhe

– dëshmia e rrejshme.” (Buhariu, 2653).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Në ditën e Kiametit Allahu nuk i shikon tre persona: atë që sillet keq me prindërit, femrën që bëhet si mashkull dhe dejjuthin (ai që s’ka xhelozi për femrat e familjes së tij).” (Es-Sahiha, 647).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë:

– Mallkuar qoftë ai që e shanë babanë e vet,

– mallkuar qoftë ai që e shanë nënën e vet,

– mallkuar qoftë ai që ther kafshë për dikë tjetër përveç Allahut,

– mallkuar qoftë ai që i ndryshon shenjat (vijat) e tokës,

– mallkuar qoftë ai që qëllimisht ia humb rrugën të verbrit (duke ia treguar gabimisht atë),

– mallkuar qoftë ai që kryen marrëdhënie intime me kafshë,

– mallkuar qoftë ai që bën veprën e popullit të Lutit (alejhis-selam) (pederizmin).

(Përcjellë nga imam Ahmedi, 1875 dhe i saktësuar nga imam Albani në El-Mishkat, 3583)

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Çelësi për arritjen e mëshirës (së Allahut) është: të kryesh adhurimin ndaj Krijuesit në formën më të përkryer dhe t’u sjellësh sa më shumë dobi robërve të Tij.” (Hadij El-Eruah, 66).

 

  • Imam Sufjan Eth-Theurij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush luan me jetën e tij, do të humb ditët e mbjelljes. E kush i humb ditët e mbjelljes, do të bëhet pishman në ditët e korrjes.” (Hifdhu El-U’mr, ibn Xheuzij, 65).

 

  • Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) thotë: “Miku im i dashur e i ngushtë (i Dërguari) sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më ka porositur me tri gjëra, të cilat nuk do t’i braktis derisa të vdes: të agjëroj tri ditë në çdo muaj, të fali namazin e duhasë dhe të fali vitrin para se të flejë.” (Buhariu dhe Muslimi).

 

  • Imam ibn Rexhebi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Njeriu i mençur ia ka lakmi atij që e shpenzon pasurinë në punë të mira dhe për arritjen e gradave të larta, ndërsa injoranti ia ka lakmi atij që e shpenzon pasurinë për përmbushjen e epsheve të veta.” (Letaif El-Me’arif, 246).

 

  • Është gjë e bukur të takohesh me shokë. Mirëpo është gjë shumë e dhembshme t’i rrënosh veprat e tua të mira duke i përgojuar njerëzit.

 

  • Imam Seid ibn Xhubejr dhe Rabi’ ibn Ebi Rashid (Allahu i mëshiroftë) thoshin: “Sikur përkujtimi i vdekjes të na largohej nga zemrat vetëm për një çast, ato do të prisheshin.” (Mexhmu’u Resail ibn Rexheb, 265).

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Nëse njeriu e vonon namazin qëllimisht derisa t’i dalë koha, e pastaj e fal atë, nuk i pranohet.” (Himajetu Esh-Shebab).

 

  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Njeriu duhet të punojë për jetën pas vdekjes, sepse ai në këtë botë është vetëm një kalimtar. Ndërkaq, kthimi është te jeta pas vdekjes.” (Sherh Rijad Es-Salihin, 1/508).

 

  • Imam Malik ibn Enesi (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Suneti është sikur anija e Nuhut (alejhis-selam); kush hip në të, shpëton e kush mbetet prapa fundoset.” (Dhemm El-Kelam, El-Hereuij, 4/124).

 

  • Malik ibn Dinar (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur trupi sëmuret atij nuk i bën dobi ushqimi, as pirja, as gjumi e as pushimi. Kështu është edhe me zemrën; nëse asaj i lidhet dashuria ndaj kësaj bote, nuk i bëjnë dobi këshillat.” (Ez-Zuhd El-Kebir, El-Bejhekij, 25).

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Mos lakmo në jetën e kësaj bote, të do Allahu. Mos lakmo në atë që është në duart e njerëzve, to donë njerëzit.” (Es-Sahiha, 944).

 

  • “Sa i përket shtrëngimit të varrit, patjetër që secili do e përjetoj atë; edhe pse ai ndryshon, në varësi të gradave të njerëzve.” (El-Feuakih Ed-Deuanij, 2/688)

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Durimtari e ka ndërgjegjen dhe zemrën e qetë.” (El-Fetaua El-Bazijje, 6/471)

Përktheu: hoxhë Petrit Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit