27. Këshilla të dobishme

Fotoja
  • Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse e lut Allahun për diçka, atëherë patjetër duhet t’i kryesh shkaqet të cilat e mundësojnë atë, sepse Ai është shumë i Urtë dhe arritjen e gjërave e ka ndërlidhur me shkaqet e tyre.” Sherh Rijad Es-Salihin, 5/415.

 

  • Dijetari Mukbil El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Edhe nëse të gjithë pjesëtarët e universit mblidhen kundër teje, nëse ti mbrohesh me Allahun, Ai të shpëton dhe të bën rrugëdalje.” El-Musara’ah, 9.

 

 

  • Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) thotë: “Kur të vdes njeriu, engjëjt pyesin: “Çfarë vepra ka bërë?”, ndërsa njerëzit thonë: “Çfarë ka lënë?” Ebu Davud, Ez-Zuhd, 282.

 

  • Imam Sufjan Eth-Theurij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kur dëshiron të japësh lëmosh, apo të kryesh ndonjë vepër të mirë, atëherë shpejto dhe kryeje menjëherë, para se të ndërhyj shejtani mes teje dhe saj.” Hiljetu El-Evlija, 7/62.

 

  • Alij ibn Ebi Talin (radijAllahu anhu) rreth fjalës së Allahut: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim, 6) thotë: “Domethënë: “Mësojuani çështjet e fesë dhe edukoni!” Meusua’tu ibn Ebi Ed-Dunja, 8/77.

 

 

  • Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajttë) thotë: “Kush vdes pa e mësuar dijen fetare, e veçanërisht ato gjëra që patjetër duhet të dihen, ai do të pyetet për këtë në ditën e Kiametit.” Sherh El-Usul Eth-Thelatheh,19.

 

  • Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu thotë: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre.” (El-Maideh, 119). Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) thotë: “Dita në të cilën ithtarëve të teuhidit u sjell dobi teuhidi i tyre.” Tefsir ibn Kethir, 3/235.

 

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan:

– E tërë mirëqenia është tek përmendja e Allahut dhe bindja ndaj Tij

– e tërë fatkeqësia është tek shkujdesja dhe kundërshtimi

– i tërë shërimi është tek kthimi tek Ai dhe pendimi.- Et-Tedhkira, 53.

 

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Më shpejt shkon mëkati tek ai që është i shkujdesur sesa guri që rrokulliset tatëpjetës.” Et-Tedhkira, 36.

 

  • Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “S’ka gjë më të dëmshme për njeriun sesa dy gjëra: shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut dhe kundërshtimi i urdhrit të Tij.” Po ashtu thotë:

– Shkujdesja e privon suksesin

– mëkati e obligon dështimin

– shkujdesja i mbyll dyert e Xhenetit, ndërsa

– mëkati i hap dyert e Zjarrit.” Et-Tedhkira, 102-103.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Përkushtohu në ato gjëra që të sjellin dobi, mos u ligështo dhe kërkoje ndihmën e Allahut!” (Muslimi). “Pra, njeriu e arrin lumturinë kur përkushtohet e jo kur tregohet dembel; kur përkushtimi i tij është në ato gjëra që i sjellin dobi në fe e në jetën e kësaj bote dhe kur e kërkon ndihmën e Allahut.” Shejh Salih Es-Sindij, Allahu e ruajttë.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Njeriu moshohet dhe së bashku me të rriten edhe dy gjëra: dashuria ndaj pasurisë dhe ndaj jetës së gjatë.” Buhariu dhe Muslimi. Po ashtu ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Zemra e të moshuarit vazhdon të jetë e re në dy gjëra: në dashurinë ndaj jetës së kësaj bote dhe në shpresën e madhe.”

 

 

  • “Shoqëroje atë që është me i ngritur se ti në fe dhe me i ulët se ti në jetën e kësaj bote!” Es-Samt ibn Ebi Ed-Dunja, 45.

 

 

  • Imam Ebu Ez-Zur’ah (Allahu e mëshiroftë) i shkroi imam Is’hak ibn Rahauejhit (Allahu e mëshiroftë): “Assesi të të mos frikësojë e pavërteta, sepse në fillim e pavërteta përhapet furishëm, mirëpo pastaj zhduket.” Mukaddimetu El-Xherhi ue Et-Ta’dil, 1/324.

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Një njeri, prej atyre që ishin para jush, kaloi pranë një kafke dhe u ndal ta shikonte atë. Në atë moment, në shpirtin e tij u ngjall diçka dhe tha:

 

 

  • I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë në një hadith kudsij, të cilin e përcjell nga Zoti: “(Allahu thotë): Robi im nuk më afrohet me diçka më të dashur tek Unë sesa me gjërat që ia kam bërë obligim dhe ai vazhdon të më afrohet me adhurime vullnetare, derisa ta dua.”

 

  • Imam Esh-Sheukanij (Allahu e mëshiroftë) tregon: “Një natë prej netëve e kalova duke u rrotulluar në shtrat e duke e kujtuar hadithin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Vërtetë, ata që duhen për hir të Allahut (në ditën e Kiametit) do të ulen në minbere nga drita dhe për këtë ua kanë lakmi edhe profetët edhe dëshmorët.” Unë rrotullohesha në shtrat duke menduar sesi t’i jap kahje këtij hadithi?! Si ka mundësi që dashuria për hir të Allahut të lakmohet nga profetët dhe dëshmorët?! Thosha me vete: “Sot, zakonisht dashuria mes njerëzve nuk është për hir të Allahut: burri e do gruan e tij, mirëpo jo për hir të Allahut, gruaja e do burrin e saj, mirëpo jo për hir të Allahut, prindërit i duan fëmijët e tyre, mirëpo jo për hir të Allahut, fëmijët i duan prindërit e tyre, mirëpo jo për hir të Allahut. Po ashtu njeriu e do udhëheqësin, tregtarin, përgjegjësin; ai që është i bukur, duhet për shkak të bukurisë së tij, tjetri për shkak të zërit të tij, tjetri për shkak të pasurisë së tij. E atëherë mu bë e qartë se dashuria për hir të Allahut është një gjë shumë e rrallë!” El-Fet’hu Er-Rabbanij­.

 

 

  • Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kërkimi i ndihmës prej Allahut përmbledh dy baza: bindjen e plotë në Allahun dhe mbështetjen në Të.” Medarixh Es-Salikin, 1/86.

 

  • Imam Es-Si’dij (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Kush ka dije më shumë për Allahun, i frikohet më shumë Atij. Frika ndaj Allahut patjetër e detyron njeriun që të përmbahet nga haramet dhe që të përgatitet për ditën kur do të takohet me Atë që i frikohet. Ky është argument për vlerën e dijes. Dija është ajo që nxit drejt frikës ndaj Allahut; dhe ata që i frikohen Atij janë ata që Ai i nderon më së shumti.” Tefsir Es-Si’dij, 689.

 

  • Nga ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) përcillet se i Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur ishte në vështirësi të mëdha thoshte: “La ilahe il-lAllahul-Halimul-Kerim! SubhanAllahi Rabbil-Arshil-Adhim! SubhanAllahi Rabbis-Semauatis-Seb’i ue Rabbil-Arshil-Kerim!” Muttefekun alejhi. (S’ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut, të Butit, Bujarit! I përlëvduar qoftë Allahu, zotëruesi i Arshit madhështor! I përlëvduar qoftë Allahu, zotëruesi i shtatë qiejve dhe i Arshit fisnik!).

 

  • Disa dijetarë thanë: “Prej moralit më të mirë të njeriut është që ai të jetë tepër i heshtur, saqë shoku i tij lakmon shumë që t’ia dëgjojë fjalët.” Sherh El-Uessijeti El-Kubra, 88, shejh Sulejman Er-Ruhajlij.

 

  • Imam ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ti duhet ta pasosh të vërtetën kur të shfaqet argumenti i saj, edhe në qoftë se ajo e kundërshton filan njeriun. Ti nuk duhet të jesh fanatik e të pasosh verbërisht të tjerët.” Fetaua ibn Baz, 1/343.

Përktheu: Petrit Perçuku.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva