A kanë shpërblim ata që flenë gjatë agjërimit?
Hoxhë Namik Vehabi: Gjumi gjatë ditës të Ramazanit nuk e prish agjërimin sepse nuk ka ndonjë argument për këtë.
Por sa i takon agjëruesit i cili e kalon ditën e tij në gjumë, e sidomos gjatë këtij muaji, themi se nëse është për qellim të fjeturit për t’u forcuar për ibadetet e ditës, si: për namaz apo leximin te Kuranit, e te ngjashme, atëherë shpresohet se për këtë ka shpërblim.
Ai i cili fle vetëm për të kaluar ditën e agjërimit duke mos i neglizhuar namazet ditore në koheën e vet, ky ka humbur shumë nga shpërblimet e shumta dhe të mëdha të këtij muaji, edhe pse agjërimin e ka në rregull.
Kurse ai i cili fle gjatë ditëve të agjërimit dhe nuk preokupohet për namazet se a i fal në kohë apo jo, nuk është kjo ajo çfarë kërkohet prej agjëruesit kur dihet se urtësia në obligueshmerinë e agjërimit është që të jemi më të devotshëm, siç e ka përmendur Allahu në suren El Bekare ajeti 183 (O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu, që të bëheni të devotshëm). Personi me veprime të tilla si mund ta arrijë devotshmërinë?! Allahu na mundësoftë që ta arrijmë atë!