Shpresa për shpërblimin e agjërimit

Shpresa për shpërblimin e agjërimit

Allahu, më Bujari i bujarëve, thotë: “Unë shpërblej për të (agjërimin)!” Andaj, përgëzoje veten me mirësi ngase Zoti yt është Bujari dhe dhurata që ta jep Ai për agjërimin është vërtetë shumë e madhe.

Llojet e shpërblimit që duhet t’i shpresojmë gjatë Ramazanit:
-Të kujtojmë derën er Rajan, përmes së cilës hyjnë agjëruesit në xhenet.
-Të kujtojmë hadithin: “Kush agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresë (në shpërblimin e Allahut) do t’i falen mëkatet e kaluara.”
-Të kujtojmë hadithin: “Ramazani deri në Ramazan shlyen mëkatet ndërmjet tyre.”
-Të kujtojmë hadithin: “Mos iu ndaj agjërimit, sepse asnjë vepër nuk barazohet me të.”

📌 Rregull i përmendur prej dijetarëve për adhurimet: Shpresa në një shpërblim të caktuar forcon më shumë besimin dhe bindjen e besimtarit dhe ndikon që ta kryejë adhurimin në formën më të mirë.

⚠️Vërejtje: Të besojë bindshëm se Allahu do të të shpërblejë për adhurimin (në këtë rast agjërimin). Të ketë shpresë për shpërblimin dhe të ketë frikë për ikjen e këtij shpërblimi (për shkak të mangësisë që tregon).

Hoxhë Lulzim Perçuku – Transkriptim.

Ramazani 2️⃣0️⃣2️⃣4️⃣

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit