A bie në bidat ai që e lexon suren Kehf çdo të xhumah?

A bie në bidat ai që e lexon suren Kehf çdo të xhumah?

Kjo është prej sunetit. Hadithi që flet për leximin e sures Kehf, edhe pse dijetarët kanë mospajtueshmëri rreth saktësisë së tij, është hasen/i mirë siç thotë shejkh Albani rahimehullah, dhe për këtë dëshmon vetë vepra e sahabëve. Xhabir ibn Abdilah radijAllahu anhu e ka lexuar çdo të xhumah, gjë kjo e cila e mbështet dhe tregon për saktësinë e këtij hadithi.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar se kush e lexon suren Kehf ditën e Xhumah, i bëhet dritë deri në xhumanë tjetër. Dritë- është qëllimi se i jepet udhëzim e sukses nga Allahu atij dhe familjes së tij deri në xhumanë tjetër. Kështu që kjo vepër nuk është bidat, mirëpo është sunet.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.