A e bartë kot mbulesën një femër që bartë fjalë dhe përgojon?

A e bartë kot mbulesën një femër që bartë fjalë dhe përgojon?

 

Jo, kurrsesi. Mbulesa është obligim. Nuk lejohet të thuhet “filania po bartë fjalë dhe po përgojon, s’ka pse i duhet mbulesa”. Ky është një keqkuptim ose kuptim i gabuar. Nëse ajo e heqë mbulesën, me këtë i shtohet edhe një mëkat tjetër i madh (përveç bartjes së fjalëve e përgojimit që bën). Mirëpo ajo duhet të këshillohet me ajete e hadithe të cilët tregojnë se sa mëkat i madh është bartja e fjalëve.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk hyn në xhenet ai që bartë fjalë”, ai që bartë fjalë për t’i përçarë dhe ndarë njerëzit. Ky është kërcënim. Prej shkaqeve të dënimit të varrit është bartja e fjalëve, siç ka treguar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i cili kur ka kaluar pranë dy varreve, ka parë se ata dy të vdekur po dënohen në varr dhe ka thënë se njëri nuk është kujdesur nga urina e tij, ndërsa tjetri ka bartur fjalë.

Për përgojimin ka hadithe të shumta, gjithashtu është ajeti në të cilin, Allahu e përngjason përgojimin me ngrënien e mishit të vëllait i cili është i vdekur. Çdokush i cili bën përgojim le t’ia kujtojë vetes këtë, duke paramenduar se para vetes e ka mishin e vëllait i cili është i vdekur që do ta hajë. Kur vepron kështu, gërditet, e ndoshta  dikush mund të vjellë, dhe do të ndalet prej përgojimit.

Nëse dikush thotë për të tërhequr vërejtjen për një mëkat “filani shumë keq ka bërë kështu…” pa ia përmendur emrin, por duke u ditur nga të tjerët se për kënd është fjala, atëherë është njëjtë sikur t’i përmendej emri (pra është përgojim). E nëse nuk dihet se për kënd është fjala, atëherë nuk ka të keqe nëse qëllimi është të tregohet rreziku i atij mëkati që të mos veprohet.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit