A është e saktë thënia se çdo gjë është krijuar për Muhamedin salAllahu alejhi ue selem…?

A është e saktë thënia se çdo gjë është krijuar për Muhamedin salAllahu alejhi ue selem dhe se Allahu ka thënë për të: “O robi im, po të mos ishe ti, nuk do ta krijoja gjithësinë!”

Ky është besim i kotë dhe është besim i shijave/dervishëve. Kjo thënie është në kundërshtim me ajetet kuranore dhe me vetë Islamin. Islami ka ardhur te njerëzit për ta realizuar teuhidin (njësimin e Allahut në adhurim). Njerëzit janë krijuar për ta adhuruar Allahun e Madhërishëm, e jo të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem. Kjo është prej teprimit që ata e bëjnë në raport me të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem duke i tejkaluar kufijtë, madje dhe e adhurojnë atë në vend të Allahut. Hadithi që përmendet në këtë pyetje është hadith i shpikur. Ashtu siç njerëzit shpikin (trillojnë) hadithe duke gënjyer se kinse i ka thënë i Dërguari salAllahu alejhi ue selem, ashtu shpikin edhe hadithe kudsije duke gënjyer se kinse i ka thënë Allahu.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

Shpërndaje artikullin
Madhësia e tekstit